Connect with Us

Problemi nuk është Bamiri!

Politikë

Problemi nuk është Bamiri!

Publikuar

-

Problemi nuk është Bamiri!

Lulzim Basha dhe mediat pranë tij shpallën si fitore të madhe dje firmosjen e marrveshjes me Bamir Topin dhe FRD-në e tij.

Një lëvizje që pritej, por e mbajtur konfidente deri në momentet e fundit. Topi do ishte pjesë e koalicionit opozitar pasi shumë nga eksponentët e partisë së tij e kishin braktisur dhe ishin rikthyer në PD si Gazmend Oketa apo Aleksandër Biberaj etj.

Rikthimi i Topit në PD, i cilësuar nga Sali Berisha si horri i bulevardit pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, bën bashkë për herë të parë partinë e ish-presidentit me PD. Ka edhe një detaj tjetër, që në disa qarqe mediatike Bamir Topi quhet si dhurata e Agron Papulit për Lulzim Bashën. Kreu i PD është akuzuar shpesh se ka blerë dy vila luksoze në Long Hill një zonë rezidenciale e ndërtuar nga Papuli i cili është edhe krushku i Bamir Topit.

Rikthimi i Topit duket si shpresë e madhe, por në fakt duket se ai nuk ka qenë problem i vërtetë për zgjedhjet e pritshmëritë e 25 prillit. Për këtë le të shohim rezultatet zgjedhore sipas votimeve parlamentare që pas krijimit të FRD.

FRD e Bamir Topit në zgjedhjet e 2017, ka në rang vendi vetëm 5100 vota, as gjysëm mandati deputeti nga të cilat 1700 janë në Tiranë.

Në zgjedhjet e vitit FRD ka 29 mijë vota, partia e tij në atë kohë ishte kundër Berishës, dhe kishte shumë eskponentë dhe elementë që Basha i kishte larguar nga Topi.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Zgjedhoren/ Mediu: Rama do pengojë identifikimin biometrik

Zgjidhja për të thirrur Bamirin dhe çdo forcë të djathtë në koalicion është për tu përshëndetur, por kjo kur mbledh çdo rrymë dhe faktor të së djathtës pasi ke rregulluar shtëpinë tënde.

Lulzim Bashën nuk e shpëtojnë dot 5 mijë votat e Topit në 2017 apo ato anti-Berishë të 2013-ës, sepse Bashën po e zë çatia e tij brenda, se ajo e Bamirit ishte shembur me kohë.

Janë disa flukse të tjera opozitare që nga Lëvizja e zonjës Topalli, Bindja e Astrit Patozit, PLD e Murrizit, Nisma Thurje, por edhe disa parti të tjera që kanë eksponentë që mund të marrin vota, pavarësisht se mund të mos kapin mandate që janë problemi i vërtetë i PD dhe jo Bamiri.

Të mos bashkosh dot partinë që drejton, të nxjerrësh përballë me apo pa dashje 3 parti opozitare që kanë peshë specifike jo vetëm për emrat e drejtuesve të tyre, dhe tju vesh përballë Bamirin, horrin e bulevardit si shpëtim, këtë vetëm Lulzim Basha mund ta shpallë si zgjidhje të problemit. Në fakt problem nuk është Bamiri, por disa parti opozitare dhe flukset e kritikëve brenda PD.

/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mona je e jona”/ Qytetarët në Korçë i “presin rrugën” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Qytetarë të shumtë kanë dalë për të pritur Monika Kryemadhin në Libonik të Korçës, vend në të cilën ajo do të vijojë turin e fushatës elektorale.

Qytetarët, nuk i kanë kursyer thirrjet “Rama Ik”, por edhe thirrjet për Kryemadhin, duke thënë “Mona je e jona”.

Mesa duket ky takim ka lënë shije të mirë tek vetë shefja e LSI, e cila mbi videon e publikuar ka shkruar:

“Pritje emocionuese në Libonik të Korçës”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE