web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Prokurori i Tiranës liron atentatorët e Andon Dhimës

24 Shkurt 2021, 10:47, Aktualitet CNA

Drejtësia vazhdon akoma të shfaqë paaftësi dhe më e keqja tregoi se dhe prokurorët janë pjesë e mafies dhe grupeve kriminale.

CNA.al ka mësuar se së fundmi prokurori i Tiranës, Leonard Filopati ka liruar atentatorin tjetër të biznesmenit Andon Dhima i ngjarjes së ndodhur në 17 tetor të vitit 2020. Kujtojmë që në datën 15 nëntor Gjykata e Tiranës la të lirë njërin nga bashkëpunëtorët e atentatit të mbetur në tentative. Për atetatin ndaj biznesmenit u arrestuan Grid Lena, i dënuar 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani dhe Altin Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Ndërkohë që vetëm një prej tre personave të akuzuar në fillim, është mbajtur në qeli për ambëmbajtje pa leje personit të cilit iu gjetën armët, maskat kamuflazhet. Pra një vrasje e ngelur në tentativë, një video që tronditi opinionin publik ku dy persona me armë në dorë iu shfaqën Andon Dhimës tek dera e ashensorit dhe ishin sekondat që bënin diferencën mes jetës dhe vdekjes.

Burime zyrtatre i thanë CNA.al se prokurori Filopati është personi që ka ndërtuar gjithë skenarin për lirimin e personazheve të cilët pas disa ditësh përgjimesh dhe survejimesh të telefonave, por edhe të kamerave të ambienteve publike u adresuan pas atentatit. Në atë kohë, fillimisht u tha se video ishte një skenar, kryesisht nga media të financuara nga njerëz drejt të cilëve Dhima drejtoi gishtin, por edhe nën influencën e tyre ashtu sikundër është edhe Leonard Filopati i njohur si prokurori i Nikoll Lesit.

Policia arrestoi me bujë personat, deklaroi se e kishte zbardhur ngjarjen dhe se kishte siguruar provat si mesazhe telefonike dhe pamje filmike, por mesa duket këto nuk kanë mjaftuar për prokurorin Filopati i cili shpejt e shpejt ka çuar në mbylljen e çështjes duke akuzuar vetëm një nga tre personat për ?armëmbajtje pa leje? dhe duke liruar dy personat e tjerë.

Pasi janë marrë në pyetje personat kanë deklaruar se kanë qenë në atë ambient jo për shtetasin Andon Dhima, por për një tjetër shtetas me të cilin ishin konfliktuar më parë me makina, duke mohuar faktin se ndodheshin aty për Andon Dhimën, por kanë pranuar që ndodheshin aty për tu përplasur, për tu konfliktuar dhe ishin ata personat që u panë në kamer.

Faktet sot tregojnë se Leonard Filopati, prokurori skandaloz, në vend të zbatimit të ligjit, të zbardhjes së ngjarjes kriminale, ka zgjedhur të shfajësojë këta persona që dyshohen për këtë ngjarje, t?u japë liri dhe të ngrejë një frymë paniku dhe terrori mbi biznesin. Tashmë kushdo që ngre dorën mbi biznesin pas disa muajsh mund të lirohet, mjafton të ketë mbështetjet e duhura, politike mediatike dhe në sistemin e drejtësisë./CNA.al

Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Zbardhen emrat e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të arrestuar

 

Fotot/ Kush janë dy autorët që tentuan të vrisnin Andon Dhimën

Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Zbardhen emrat e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të arrestuar

Zbulohen avokatët publikë të ish-trafikantit të drogës

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë deklaruan autorët

 

Zbulohen avokatët publikë të ish-trafikantit të drogës

Reagon Andon Dhima/ Falenderoj policinë, të zbulohet urdhëruesi!

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga