web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Meta po punon për ndërrmarjen LSI”/ Rama plas “bombën”: Vjen natën me makina në Vlorë

18 Shkurt 2021, 10:16, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza të forta në drejtim të Ilir Metës, duke deklaruar se ai ka kohë që nuk po e ushtron më funksionin e tij që i ka dhënë Kushtetuta, por po shfrytëzon postin për ndërmarrjen e tij, LSI.

Këtë deklaratë shefi i qeverisë e bëri nga Vlora, ku shtoi se Meta lëviz natën pa protokoll me makina të fshehta për të takuar njerëz.

?Presidenti ka kohë që nuk është më president. Është thjeshtë një shpërdorues i detyrës së presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja. E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën. Shfaqet në makina që nuk janë në protokollin përkatës. Në këto kushte duhet ta mirëkuptoni të gjithë që i duket si katastrofë?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga