LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do shohim situatën për të vendosur masa të reja”/ Fico tregon kur do vijnë vaksinat nga AstraZeneca

17 Shkurt 2021, 12:21, Aktualitet CNA
“Do shohim situatën për të vendosur masa të

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico u shpreh se nuk pretendohet që testi i shpejtë të zëvendësojë atë PCR por të kapë transmetueshmërinë e shpejtë të virusit.

Në një intervistë për ?ABC News? Fico shtoi se pavarësisht futjes së testit të shpejtë numri i tamponëve PCR në ditë shkon në 1600, ndërsa u shpreh se me apo pa mutacione të COVID shifrat e infektimeve janë të larta.

Sipas saj, duhet një vëmendje më e shtuar për të trajtuar persona që kanë nevoj për ndihmën spitalore.

?Kjo është një situatë dinamike e cila nuk thotë asgjë. Nga dita në ditë ka disa ndryshime. Është shumë e vështirë të thuash që brenda një jave si do ndryshojë kjo gjë. Megjithëse ka njerëz që e vuajnë sëmundjen, vështirësia është se sëmundja bën ciklin e vet dy javor. Shifrat janë këto që janë. Dita e sotme është e ngarkuar.

Sistemi shëndetësor është mësuar me këto kriza të momentit. Ne e kemi kuptuar që javë të kësaj natyre kemi pasur në valën e parë dhe në valën e dytë. Duhet vëmendje për të trajtuar të gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë spitalore. Testimi i shpejtë ka një tjetër qëllim nga testimi me PCR. Njëri detekton proteinën ndërsa PCR detekton ADN e virusit, Testet e shpejta mbulojnë dy gjëra kryesore, të japin mundësinë të kuptosh infeksionin në popullatë dhe jo llojin e virusit. Ne nuk kemi detyrë vetëm të themi se cili virus është. Transmetueshërinë e lartë e kap më shpejt testi i shpejtë.

Ka një udhëzues për personelin mjekësor. Ne nuk pretendojmë që testi i shpejtë të zëvendësojë PCR. Ai na ka treguar rritjen e pozivitetit në popullatë. Ne kemi dërguar mostra në Angli duke u nisur nga disa kritere por asnjëherë testi i shpejtë nuk e ka zëvendësuar PCR. Numri i tamponëve në ditë shkon te 1600. Duhet të kuptojmë që testimi nuk është thjeshtë një fjalë por një mekanizëm i tërë që bazohet në element teknik të caktuar?, u shpreh Fico.

Fico u shpreh se është herët për të folur për masa të reja pasi do të shikohet efekti i atyre që u bënë publike në datë 11. Drejtoresha e ISHP theksoi se të hënën do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer ndërsa një ngarkesë nga AstraZeneca pritet të mbërritur në dy javët e para të muajit Mars.

?Ne bashkë jemi mësuar që ndërhyrja për të marrë masat është të kuptojmë nëse i kemi respektuar masat. Masat vlerësohen në fragmente dy javore. Në datën 11 janë publikuar masat që kemi tani në fuqi që janë mësimi online, ora e re policore. Ne kemi thënë se pas dy javësh do të rivlerësohen. Ka dy grupime, ka njerëz që thonë ta mbyllim fare, ka dhe nga ata që thonë nuk duam ta mbyllim. Në mes tyre ka edhe një linjë shkencore, vëzhgohet situata. Lockdown ka vërtetuar që nuk ka qenë i suksesshëm pas momentit të parë. Momentin e parë i dha frymë sistemeve shëndetësore. Apeli ynë i përsëritur, institucionet monitoruese, bizneset po të bëhen të gjithë bashkë mund të ketë rezultat.

Ne fillojmë me bluza të bardha, por vaksinimi do të jetë i kombinuar. Ajo që ne dimë është që Pfizer na ka futur në kalendarin e vet. Do kemi një dërgesë tjetër ditën e hënë, AstraZeneca ka kushte më të mira të ruajtjes së vaksinës. Ne dimë atë që na vjen ditën e hënë. AstraZeneca ka folur për shpërndarje sipas një kalendari që ata vetë e kanë publikuar dhe bëhet fjalë për dy javët e para të marsit?, deklaroi Fico./CNA.al

Lajmet e fundit nga