Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, me kreun e kësaj gjykate, Sandër Simonin.
Në fokus të diskutimit mes dy zyrtarëve ka qenë goditja e grupeve kriminale, si dhe mirë administrimi i pasurive të përftuara nga veprimtaria kriminale.
Njoftimi i plotë i GJKKO:
Ditën e sotme më datën 15.01.2021, Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e vizitoi Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.
Gjatë kësaj vizite Ambasadori Del Monaco u takua me Kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Z. Sandër Simoni. Kryetari, Sandër Simoni e njohu Ambasadorin me veprimtarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë vitit të parë të funksionimit të saj, rezulatet e arritura si dhe sfidat për të ardhmen.
Gjatë këtij takimi Kryetari Simoni shkurtimisht paraqiti ecurinë së proceseve gjyqësore në Gjykatë duke informuar Ambasadorin del Monaco mbi statistikat gjyqësore të çështjeve të krimit të organizuar, korrupsionit, sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurive në kuadër të masave parandaluese pasurore, ato të shqyrtimit të ankimeve mbi rregjimin e posaçëm dhe në tërësi për punën e gjyqtarëve të kësaj gjykate, në shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (SPAK) gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe gjatë seancës paraprake.
Kryetari Sandër Simoni e informoi Ambasadorin Del Monaco mbi përfundimin e gjykimit të disa çështjeve për vepra penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe ngarkesën e gjyqtarëve me kërkesa gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato për sekuestro e konfiskim në kuadër të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 duke theksuar se pas çdo përfundimi me sukes të procedime penale të nisura nga SPAK, janë vendimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme, qoftë si gjyqtar të hetimeve paraparke, të seancës paraprake apo si gjyqtarë të gjykimit të çështjeve.
Kryetari Sandër Simoni theksoi bashkëpunimin e hershëm e të vazhdueshëm me Prezencën e OSBE në Shqipëri, si organizata ndërkombëtare që ka mbështetur fillimisht veprimtarinë e kësaj gjykate, dhe në mënyrë të veçantë aktivitetet cilësore trajnuese në lidhje me çështje të terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, alternativave të dënimit, trafikimit të qënieve njerëzore etj duke evidentuar dhe aspektet e tjera ku bashkëpunimi mund të vijojë në të ardhmen.
Ambasadori Del Monaco shprehu kënaqësinë mbi bashkëpunimin e deritanishëm të Prezencës së OSBE më Gjykatën e Posaçme, bëri të qartë qëllimin e tij që gjatë drejtimit të Prezencës së OSBE në Tiranë, të ketë në vëmendje veprimtarinë e SPAK dhe të Gjykatës së Posacme, duke premtuar vijueshmërinë në ndihmën e bashkëpunimin, kryesisht për plotësimin e nevojave të trajnimit për gjyqtarët dhe administratën.
Në mënyrë të veçantë, Ambasadori Del Monaco shprehu interesimin mbi kompetencat e gjykatës në mbikqyrjen e mirëadministrimit të pasurive të përftuara nga veprimtaria kriminale e që janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme, si dhe objektin e mundshmë të gjykatës lidhur me veprimtarinë kriminale të grupeve kriminale për trafikimin e kontrabandimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme apo atë të rekrutimit të elementëve me prirje ekstremiste apo terroriste.
Ambasadori del Monaco së fundmi, ofroi gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit nga ana e Preznecës së OSBE në Tiranë me Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./CNA.al
Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna në terren për hapje...
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako qetësoi qytetarët dhe ...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar gjyqtaren e Krujës En...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Bilgen Aldan, më një karrierë të spikatur në fushën e teleko...
Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë a...
Moti i keq në vend ka krijuar problematika në shumë akse rru...
Kardiokirurgut Edvin Prifti, iu gjetën në shtëpi 250 mijë eu...
Maksim Basho shefi i imazherisë në urgjencën e QSUT i ka kus...
Për ish ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati zg...
Drejtoria e QSUT-së ka vënë në lëvizje prokurorinë për mjeku...
Prokuroria do të marrë në pyetje gjyqtaren e Krujës Enkeleid...
Pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, avokatit Aldo T...
Ish-drejtor i AKBN-së Klodian Gradeci, është liruar me detyr...
Covid ka prekur edhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.Pro...
Shoferi autoambulancës, që u aksidentua një ditë më parë në ...
Infektohet me Covid ministrja e Arsimit, Evis Kushi.Ministrj...
Banka Credins starton sot nismën më të re: “Food Bank”, ku p...
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka komentuar pr...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...