web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do ndalim abuzimet dhe koncesionet”/ Këlliçi tregon problemin serioz në Shqipëri

14 Shkurt 2021, 16:56, Politikë CNA

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Kombinatit, nga ku ka deklaruar se emigracioni masiv i të rinjve është kthyer në një problem serioz dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në plakjen e popullsisë.

Përmes një postimi ku ka ndarë edhe disa foto nga takimi, çshprehet se PD do t?iu ofrojë më shumë motivim të rinjve, duke shtuar se në planin e tyre përfshihet ulja e taksave dhe rimëkëmbjen ekonomike.

?Zona pranë ish zjarrfikëses në Kombinat jeton ditët e saj më të zymta. Problem kryesor është zhvendosja e banorëve nga tërmeti dhe emigracioni masiv i të rinjve.

Për herë të parë në Shqipëri ka më shumë vdekje se lindje. Popullsia po plaket dhe ne duhet të veprojmë urgjentisht. Nuk ka më kohë për të humbur.

Të rinjtë kërkojnë motiv për të qëndruar në Shqipëri. Programi ynë ka familjen dhe të rinjtë në fokus. Ne do të ulim taksat për t’i dhënë mundësi ekonomisë dhe bizneseve të rimëkëmben. Vendi ka mjaftueshëm burime natyrore dhe njerëzore për të qenë i barabartë me vendet e rajonit. Kjo është e mundur. Do të ndalim abuzimet multimilionëshe me konçensione dhe PPP. Aty gjenden paratë e vjedhura. Ato para janë tuajat! Shqipëria është e juaja!

Bashkohemi që Shqipëria të fitojë?, shkruan Këlliçi./CNA.al





Lajmet e fundit nga