web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëbora pushton Shqipërinë, anulohen 3 ndeshjet e Kategorisë së Parë

13 Shkurt 2021, 11:54, Sport CNA

Shumica e vendit tonë është pushtuar nga dëbora ditën e sotme dhe shumë ndeshjen rrezikojnë të mos luhen, për shkak se stadiumet janë mbuluar nga bora.

Stadiumi i Burrelit

Deri tani është marrë vendimi që të anulohen 3 ndeshje në Kategorinë e Parë në Grupin A. Burreli-Vora dhe Besëlidhja-Partizani B, nuk do të luhen ditën e sotme, siç ishte planifikuar fillimisht. Së fundmi është anuluar dhe sfida Pogradeci-Besa.

Në Burrel nuk ka shumë dëborë, por për shkak të vështirësive në lëvizje në aksin rrugor që të çon në qytetin verior, është menduar që ky takim të anulohet, për t?u zhvilluar një ditë tjetër.

Stadiumi i Besëlidhjes, në Lezhë

Për sa i përket ndeshjes në Lezhë mes Besëlidhjes dhe Partizanit B, të dy ekipet kanë zbritur në fushën e lojës, por është parë si e pamundur që ndeshja të zhvillohet në të tilla kushte, ku fusha është e mbuluar nga bora. E njëjta situatë edhe në Pogradec.





Lajmet e fundit nga