web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kategoria Superiore/ Ja 4 sfidat që do të zhvillohen sot

13 Shkurt 2021, 09:01, Sport CNA

Ditën e sotme luhen katër ndeshje të Superiores për llogari të javës së 19. Në kryeqytet, Tirana pret Kukësin. Bardheblutë janë në kërkim të fitores së tretë radhazi në këtë kampionat, diçka që se kanë arritur më parë për këtë sezon. Ndërkaq, verilindorët pas disfatës së fundit, presin rikthimin te triumfi për të mos mbetur larg zonës europiane.

Ndërkaq, në Shkodër, Vllaznia kryesuese ka një detyrë shtëpie ndaj Apolonisë. Kuqeblutë, pas tre ndeshjeve pa fitore, duhet të rikthehen të marrin maksimumin pasi ndjekësit janë afruar. Nga ana tjetër, Partizani luan në transfertë ndaj një Kastrioti në formë shumë të mirë, megjithatë të kuqtë e trajnerit Ilir Daja, duhet të fitojnë për ambiciet mbi titullin kampion. Sakaq, ndeshja tjetër është ajo mes Bylisit dhe Laçit.

Ekipet vijnë në formë të kundërt, teksa kurbinasit vijnë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa ballshiotët janë të parafundit dhe kanë nevojë urgjente për pikë për të siguruar mbijetesën në elitë.

Ndeshjet:

14:00 Bylis-Laçi

14:00 Tirana-Kukësi

14:00 Kastrioti-Partizani

14:00 Vllaznia-Apolonia





Lajmet e fundit nga