web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pesë sfida interesante në Kategorinë e Parë, spikat Pogradeci-Besa

13 Shkurt 2021, 09:31, Sport CNA

Do të luhen 5 sfida ditën e sotme, në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 11-të.

Në grupin A, Besëlidhja do të kërkojë të rikthehet te fitorja në kampionat, por përballë ka një kundërshtar të vështirë si Partizani B.

Gjithashtu Erzeni pas fitores surprizuese ndaj Dinamos, do kërkojë triumfin edhe ndaj Orikut në shtëpi. Burreli ka mundësinë më të mirë për të marrë kreun e renditjes, teksa në rast fitoreje ndaj Vorës, do e zbrisnin Dinamon në vendin e dytë, pasi këta të fundit janë pushim këtë javë.

Padyshim supersfida e javës është në grupin B, aty ku Pogradeci pret në shtëpi Besën. Të dyja skuadrat futen në fushë vetëm me një objektiv, që është fitorja, për të synuar arritjen e objektivave sezonalë.





Lajmet e fundit nga