web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbytjet në Shkodër/ Meta thirrje qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

11 Shkurt 2021, 17:28, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë ta shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonën e qarkut të Shkodrës.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, kreu i shtetit shprehet se nga biseda me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi ishte informuar në detaje për gjendjen e rënduar dhe shqetësimin e saj për përkeqësimin e mundshëm të situatës, që sipas z. Meta kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga ana e autoriteteve shtetërore përgjegjëse.

?Duke vlerësuar me përgjegjësi maksimale gjendjen e raportuar i bëj thirrje Qeverisë të shpallë urgjentisht ?Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore? në zonat e përmbytura, me qëllim menaxhimin më të mirë të situatës operacionale, për t?u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe për të pasur prioritet absolut mbrojtjen e jetës së çdo qytetari dhe minimizimin e pasojave në pronat dhe pasuritë e tyre?, shprehet kreu i shtetit.

Më herët në një intervistë për Euronews Albania, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi tregoi se situata e përmbytjeve në qarkun që ajo drejton është më e rëndë se në vitin 2018.

Ajo nuk la pa përmendur se as në përmbytjen e vitit 2010 nuk ka qenë kohëzgjatja kaq e madhe. Tashmë Shkodra numëron 40 ditë nën ujë./CNA.al





16:15 Aktualitet

Rroftë Tirja!

Emri i një sanitareje është bërë më i lexuari dhe më i dëgju...

Lajmet e fundit nga