web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rroftë Tirja!

11 Shkurt 2021, 16:15, Aktualitet CNA

Emri i një sanitareje është bërë më i lexuari dhe më i dëgjuari në Shqipëri. Mediat e japin ditë e natë, për një akt të pashembullt që prokuroria e ktheu në grup kriminal.

Institucionet e drejtësisë po bëjnë detyrën përballë fenomenit ?Tirja? që nuk fillon sot në Shqipëri, por ka me dekada që është kthyer në sistem.

Shumë flasin për Tiren sanitare, por asnjë për Tiren që kemi President Republike.

Ilir Meta është krye ?Tirja? i këtij tranzicioni 30 vjeçar të stërzgjatur dhe të lodhshëm.

?Tirja? që jo vetëm vjedh por dhe paguhet këto 30 vite me rroga milionëshe nga shqiptarët. Ndoshta Tirja sanitare po të kishte të ardhurat e Likes mund të kishte qenë e ndershme, kurse ?Tirja? president është një hajdut që fillon me floririn dhe nuk ka të ndalur.

?Tirja? Meta, doli nga PS, e tradhtoi, shkoi tek PD e tradhtoi, shkoi tek Rilindja e tradhtoi, në fakt përveç një ?Tire? hajdute, Ilir Meta është ?Tirja? prostitutë e politikës sot në krye të shtetit si ?Tirja? që u zgjodh me votat e Rilindjes.

Pastaj kemi ?Tiren? e dytë, që është kryeministër. Ky ka 8 vite në majë të qeverisë, 11 vite kryebashkiak e dy vite ministër kulture. Për Edi Ramën do kishte një emër ?Tirja? i PPP-ve. ?Tirja? kryeministër ka qejf ta thërrasin Skënderbe.

Është i veçantë për nga lloji i vet, dështimet i shpall suksese, me Tiren sanitare ka një të përbashkët, edhe lekët i merr dhe popullin e le pa bukë, pa ujë, mjerim e varfëri por ?Tirja? i qeverisë nuk ngop-et me PPP e kocesione që i morën frymën buxhetit të shtetit. Këto para do mjaftonin që mos kishte Tire shëndetësia, por të lë ?Tirja? e qeverisë.

Lulzim Basha, një alamet ?Tire?, ngordhi për vilat, sidomos t?i marrë nga ata që i quan oligarkë në media dhe e quajnë ?Tire? në tavolinë. Luli nuk ka asnjë ndryshim nga Tirja sanitare, gënjen 24 orë, bën video, e premton të ardhmen.

Ka një ndryshim,  Tirja sanitare nuk mbahej mirë, Lulzim Tirja ska një thinjë dhe brilantina ja shkëlqen flokët. Ky ?Tirja? i opozitës ngordh për kunatin dhe nuk e zë gjumi që ta pasurojë sa më shumë.

Është edhe një ?Tire? tjetër e ka emrin Mona. Alamet Tireje. Silikon dynjaja, ta shohësh sot me dje nuk e njeh. Ka ndryshim nga Tirja e spitalit, sepse kjo ngordh ti kafshojë në vesh pacientët. Është trime, dhe ka burrë krye ?Tiren? e vendit. Janë çifti ?Tirja?.

E kë të zësh e kë të lësh. Këta janë ?Tirja? nga i pari tek i fundit, kujt t?i shkruash më pak e kujt më shumë. Tiret e politikës janë ç?janë, ku e ku me sanitarët.

Këta janë ?Tiret? e pangopura që rrjepin shqiptarët sot e 30 vite, dhe sërish të cfilitur bërtasin ?Rroftë Tirja? jonë, se president, se kryeministër, se në PD a LSI kjo sipas tifozllëkut dhe maskarallëkut./CNA.al





Lajmet e fundit nga