PD mbledh firmat dhe regjistrohet në KQZ/ Depozitojnë kërkesë edhe tetë parti të tjera
Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgje...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka treguar për synimin që ai ka në zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur se do të dëshironte që të ishte forcë përcaktuese qeverisëse pasi në këtë mënyrë është më e lehtë për tu arritur objektivat politike.
Përmes një postimi në rrjetin social, Patozi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në 25 prill të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për ndryshim të strukturave të thella dhe për një model të ri qeverisës.
Koordinatori i Bindjes shprehet se thirrja e tij i drejtohet të gjithë atyreve që janë zhgënjyer nga proceset demokratike dhe sipas tij, hierarkia false e partive politike është një nga sëmundjet më të rënda.
Postimi i plotë i Patozit:
Nuk ka nevojë të rrëzojmë male më 25 prill
Të nderuar miq!
Ka vetëm një mënyrë për të ndryshuar gjërat në një vend demokratik: Nëse je parti apo politikan, duhet të konkurrosh, dhe nëse je qytetar i paangazhuar, duhet të marrësh pjesë dhe të përfshihesh në politikë, të paktën duke shkuar të votosh, sa herë vijnë zgjedhjet.
Ndaj edhe asnjë hezitim për 25 prillin dhe për çdo datë tjetër, që vjen më pas, në funksion të ndryshimit.
Ne jemi një grupim i ri politik, që mendojmë se Shqipëri ka nevojë për ndryshime strukturore të thella dhe për një model të ri qeverisës.
Por mbi të gjitha që të çlirohet nga një sistem politik mbytës, i cili ka vrarë konkurrencën në çdo qelizë të shoqërisë.
Është një sëmundje e rëndë, që nis nga hierarkia falso e partive politike, të shndërruara gradualisht në ndërmarrje biznesi me një pronar të vetëm, dhe përfundon tek zgjedhja e administratorëve të pallateve.
Ne as nuk synojmë dhe as nuk mundemi ta përfaqësojmë të gjithë popullin, por kryesisht u drejtohemi atyre shqiptarëve të zhgënjyer nga zvarritja e proceseve demokratike, nga dështimet e njëpasnjëshme të qeverive dhe sidomos nga arroganca e pushtetit të një grushti njerëzish, që kanë marrë peng të gjithë vendimarrjen politike në Shqipëri.
Ne marrim përsipër t?i përfaqësojmë ata me dinjitet dhe me mençuri në parlament, në qeveri apo edhe në opozitë qofshim.
Natyrisht, synimi ynë kryesor është që të jemi forcë përcaktuese qeverisëse, sepse në atë rast është më e lehtë dhe më e natyrshme për t?i arritur objektivat politike, por edhe për të shërbyer si model i ndryshëm i ushtrimit të pushtetit.
Dhe për këtë nuk ka nevojë të vrasësh dragoj apo të përmbysësh male. Mjafton të votosh Bindjen dhe jo thjesht partinë tënde më 25 prill./CNA.al
Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgje...
Partia Demokratike prezantoi këtë të hënë para qytetarëve pr...
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar sëri...
Rusia ka dëbuar një diplomate shqiptar, si hakmarrje për dëb...
Ish deputetja Grida Duma ishte e ftuar pasditen e sotme në ‘...
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga institucionet shtetërore...
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka bërë një bilanc të lej...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një vi...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka reaguar pas deklaratave të k...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli është n...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali g...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur në Kuv...
Kryeministri Edi Rama, doli mesditën e sotme live në një kon...
Një person është gjendur i pajetë në Vlorë, ndërsa dyshohet ...
Në mbyllje të konferencës për mediat, Rama deklaroi se për s...
Kryeministri Rama gjatë konferencës për mediat ka deklaruar ...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar disa ditë më parë emrat të...
Kryeministri Edi Rama deklaroi në një bashkëbisedim me gazet...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Kryeministri Rama në konferencën për mediat, është ndalur të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...