web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rusët po na vjedhin të dhënat në WhatsApp/ Sulmohen institucione e gazetarë

8 Shkurt 2021, 16:03, Sociale CNA

Përdoruesit e rrjetetve sociale kanë rënë vazhdimisht pre e sulmeve kibernetike.

Trendi më i ri i ditëve të fundit, bazuar nga denoncimet është fakti se shumë shtetase shqiptarë janë shqetësuar , në llogarinë e WhatsApp ku ju kërkohet një kod 6 shifror që të dërgohet përmes këtij aplikacioni.

Pasi e dërgojnë këtë kod i bllokohet llogaria dhe disa orë më pas llogaria i del jashtë komandimit dhe drejtohet nga persona të tjerë.

Pre e këtyre sulmeve kanë rënë institucione e gazetarë të mediave qëndrore.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Krimit Kibernetik me drejtorinë e Tiranës, dyshohet se janë hackera rus.

Lidhur me këtë, Polica e Shtetit ka mbajtur pasditen e sotme dhe një konferëncë për mediat, ku ka theksuar se Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit po vazhdon hetimet me rastet e evidentuara në bazë të kallëzimeve të marra nga qytetarët.

Gjithashtu i ka bërë apel qytetarëve të respektojnë rigorozisht rregullat si më poshtë:

?Asnjëherë mos ndani kodin tuaj gjashtëshifror me një person tjetër;

? Vendosni mënyrën e verifikimit me 2 hapa;

? Mos ndani informacionin tuaj personal me asnjë person tjetër;

? Bëni kujdes nëse merrni telefonata nga biznese apo persona të panjohur;

? Bëni kujdes nëse një kontakt i juaji apo një person i panjohur ju kërkon kthimin e një mesazhi të gabuar apo kërkon me çdo mënyrë të kontaktojë me ju.

 

 

 





Lajmet e fundit nga