Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Vaksinat e para kundër COVID-19 kanë shkuar kryesisht në vendet më të pasura. Tani, disa vende me të ardhura të mesme po marrin dozat e tyre. Shumë vijnë nga prodhuesit kinezë dhe rusë të ilaçeve. Por kritikët vërejnë se këto firma farmaceutike nuk kanë publikuar të dhëna për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave të tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Baragona njofton më hollësisht.
Një infermiere nga popullsia indigjene ishte personi i parë që u vaksinua në shtetin brazilian të Amazonas.
Doza erdhi nga kompania kineze Sinovac. Testet në Brazil zbuluan se vaksina e saj ishte 78% efikase në parandalimin e rasteve COVID-19 me rrezikshmëri për jetën dhe gati 50% efikase në përgjithësi.
Jo keq, thotë mikrobiologia e Universitetit të Sao Paulos, Natalia Pasternak.
“Ne kemi një vaksinë të mirë. Nuk është vaksina më e mirë në botë, nuk është vaksina e përsosur, por është një vaksinë e mirë“, thotë zonja Pasternak.
Por rezultatet e testeve nga vende të tjera nuk përputhen me këto shifra. Të dhënat e hershme në Turqi tregojnë 91% efikasitet. Në Indonezi, ishte 65%.
Efikasiteti aktual i vaksinës është një mister sepse Sinovac nuk ka publikuar rezultatet e provës klinike. Kjo është shqetësuese, thotë profesori i sëmundjeve infektive nga Universiteti Vanderbilt, William Schaffner.
“Ekziston një thënie e vjetër në punën kërkimore klinike: ?Tek Zoti kemi besim. Të gjithë të tjerët duhet të japin të dhëna?. Dhe sigurisht që do të dëshironim t’i shihnim të dhënat“, thotë profesor Schaffner.
Një kompani tjetër kineze, Sinopharm, thotë se vaksina e saj është 79% efektive, por as ajo nuk ka publikuar të dhënat e saj.
Sidoqoftë, disa vende po i mirëpresin vaksinat kineze, pjesërisht sepse shumica e vaksinave të tjera janë marrë nga vendet më të pasura.
Instituti Butantan i Brazilit testoi vaksinën Sinovac. Drejtori Dimas Covas thotë se bashkëpunimi me kompaninë kineze ishte veprimi i duhur.
“Sepse nëse nuk do i kishim blerë, nuk do të kishim miliona doza në rafte gati për t’u përdorur“, tha ai.
Të dy vaksinat kineze janë prodhuar duke përdorur teknika që ekzistojnë për dekada. Vaksinat e gripit prodhohen në të njëjtën mënyrë. Por kjo nuk garanton se ato janë të sigurta dhe efektive për të gjithë, thotë profesor Schaffner.
“Ne jemi të sigurt që ato janë efektive në një farë mase. Por do të dëshironim të dinim shumë më tepër se sa efektive janë saktësisht, veçanërisht tek pacientët e moshuar që pa dyshim janë personat që do të preken më rëndë“, thotë ai.
Vaksinat nga kompanitë farmaceutike Moderna dhe Pfizer-BioNTech duket të jenë më efektive sesa ato kineze. Por këto vaksina duhet të mbahen në temperatura tepër të ulëta. Kjo i bën ato të vështira për t’u shpërndarë në shumë pjesë të botës, vëren eksperti i vaksinave në Universitetin Johns Hopkins, William Moss.
“Ato nuk janë vaksina ideale, në veçanti për shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme“, thotë ai.
Vaksinat kineze janë të qëndrueshme në temperatura normale frigoriferike.
Po kështu është edhe vaksina Sputnik V e Rusisë. Ashtu si kompanitë kineze, prodhuesit rusë janë kritikuar për shpërndarjen e vaksinës pa publikuar rezultatet e testit.
Por të martën, ata botuan një studim në revistën mjekësore ?The Lancet? që tregon se ishte më shumë se 91% efikase. Kjo e vendos atë në nivelin e lartë, thotë zoti Moss.
“Këtë do të donim të shihnim. Mendoj se këto janë të dhëna vërtet inkuruajuese dhe është me të vërtetë mirë për botën të ketë një tjetër vaksinë“, thotë zoti Moss.
Lajme të mirëpritura në Argjentinë, Hungari dhe gjetkë, ku po injektohet tashmë vaksina Sputnik V./voa
Shumë shtete kanë marrë masa të reja shtrënguese në kuadër t...
Policia kineze ka arrestuar më shumë se 80 persona të dyshua...
Autoritetet ruse komentuan me indiferencë të mërkurën për tu...
Programi COVAX për vaksinat kundër koronavirusit shpalli pla...
Papa Françesku ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-Co...
Organizimi i Forumit Ekonomik Botëror, është shtyrë sërish n...
Mario Draghi do të jetë kryeministri në detyrë i Italisë. Më...
Duket se në vendet e Bashkimit Evropian është shtuar besimi ...
Policia ndaloi natën e së mërkurës qindra përkrahës të kriti...
Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, ka z...
Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënim...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martë...
Pandemia COVID-19 vijon të ndikojë fuqishëm thuajse në të gj...
Udhëheqësit demokratë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve pa...
Ekonomia amerikan do të vazhdojë të rritet me ritme normale ...
Bashkimi Evropian ka fuqizuar rregullat e tij për udhëtarët ...
Një pjesë e Australisë është vendosur në karantinë, pasi dit...
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin Andy Slav...
Verilindja e SHBA u zgjua të hënën nën një shtresë bore ndër...
Autoritetet amerikane po sjellin në qendër të vëmendjes prob...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...