web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjigja e Edi Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve/ Bardhi: Turpëroi Shqipërinë!

1 Shkurt 2021, 15:49, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, e ka konsideruar si të turpshme dhe të dëmshme përgjigjen e kryeministrit Edi Rama ndaj kërkesës së SHBA-ve për mos përfshirjen në lista të kriminelëve.

Më herët kryeministri Rama i ka cilësuar përgjegjësi personale  të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.

?Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.

Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën – dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill!?/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga