Fotoja “bombë” e Teas së Përputhen/ Kapet duke u puthur me ish konkurrentin
Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e ish konkurentes ...
I ashtuquajturi indikator shtatë ditor i përhapjes së virusit Corona në Gjermani ka rënë për herë të parë pas disa muajsh nën 100 të infektuar në 100.000 banorë. Sipas Institutit Robert Koch (RKI), ka rënë në 98 numri i personave të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Për herë të fundit një indikator të tillë në Gjermani ka pasur me 29 tetor. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 17.553 persona të infektuar.
Indikatori i shtatë ditëve të fundit është pika kryesore e referimit për qeverinë federale dhe qeveritë e landeve, për vendosjen apo zbutjen e kufizimeve. Qeveria gjermane synon që indikatori të ulet nën 50 në 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit. Për herë të fundit Gjermania ka pasur një indikator të tillë me 20 tetor të vitit të kaluar. Më pas shifrat e infektimeve janë rritur dukshëm, ndërsa shifra më e lartë ka qenë 197.6 me datën 22 dhjetor.
Numri i përgjithshëm i infektimeve në Gjermani ka arritur, sipas Institutit Robert-Koch, në 2.178.828, ndërsa nga Corona apo sëmundjet që kanë lidhje me Coronën kanë vdekur deri të mërkurën (28.01) 54.913 vetë.
Samit për vaksinimin
Ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn kërkon durim në debatin për vaksinimin. “Ne do të kalojmë të paktën dhjetë javë të vështira me mungesën e vaksinës”, shkruan Spahn në Twitter. Ai këtu i referohet furnizimit jo të rregullt nga kompanitë BioNTech / Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca. Spahn është i hapur për një samit për vaksinimin, të kërkuar nga politikanët e SPD, ku do të ishin edhe përfaqësuesit e landeve dhe prodhuesve farmaceutikë.
Shumë politikanë socialdemokratë – përfshirë këtu edhe kryeministren e landit Rhineland-Pfalz, Malu Dreyer, krerët e qeverisë së Berlinit dhe Brandenburgut, Michael Müller dhe Dietmar Woidke – kanë kërkuar mbajtjen e një samiti për vaksinimin.
Besohet se vaksina e koncerneve BioNTech dhe Pfizer është efektive edhe kundër variantit të virusit të ri, të shfaqur në Afrikën e Jugut. Një studim laboratorik nga Pfizer dhe shkencëtarët e Universitetit të Teksasit tregon se vaksina ka humbur shumë pak efektshmëri ndaj virusit të ri.
Duhet të mbyllen kufijtë
Shumica e gjermanëve mendojnë, se në kohën e krizës së Coronës duhet të mbyllen kufijtë edhe brenda Bashkimit Evropian. Në një sondazh të televizionit ZDF thuhet se 57 përqind e gjermanëve mendojnë se kufijtë duhet të mbyllen, 40 përqind janë kundër. 59 përqind e të anketuarve mendojnë se mbylljet e shkollave janë të drejta, ndërsa kundër janë 35 përqind. Në përgjithësi, vetëm 14 përqind i konsiderojnë masat e tanishme kufizuese si të ekzagjeruara, 56 i konsiderojnë ato si të duhura – ndërsa 28 përqind bëjnë thirrje për shtrëngim edhe më të madh të masave.
Gjermania në menaxhimin e krizës së Coronës nuk është ndër vendet e para. Një studim nga Instituti Lowy në Sidnei të Australisë tregon, se Gjermania zë vendin e 55-të nga 98 vende sa janë përfshirë në këtë studim. Në studim thuhet se më e mira në menaxhimin e krizës së Coronës është Zelanda e Re, ndërsa në vendin e fundit është Brazili. Renditja është bërë mbi bazën e gjashtë kritereve – duke përfshirë këtu edhe numrin e infektimeve, numrin e të vdekurve dhe testet.
Përveç Zelandës së Re, në dhjetëshen më të mirë janë edhe Vietnami, Tajvani, Tajlanda, Qiproja, Ruanda, Islanda, Australia, Letonia dhe Sri Lanka. Zelanda e Re e ka mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit përmes mbylljes së kufijve të jashtëm, bllokimit të menjëhershëm dhe testeve të shpeshta të Coronës. Ndër vendet me suksesin më të vogël në këtë pandemi janë (përveç Brazilit) edhe Meksika (vendi i 97-të), Kolumbia (96-të), Irani (95) dhe SHBA (94).
Kina në të cilën është shfaqur për herë të parë virusi Corona nuk është përfshrië në studimin e Institutit Lowy. Studiuesit thonë se ata nuk kanë pasur të dhëna të mjaftueshme për të bërë studim të mirë në këtë vend./ DW
Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e ish konkurentes ...
Modele, ndikues të mediave sociale dhe yje të TV kanë krijua...
Ish gruaja e futbollistit Blerim Xhemaili, Erjona Sulejmani,...
Martesa e duhur do të sigurojë lumturi të pafundShkenca thot...
Të gjithë e dimë rëndësinë e pirjes së ujit të mjaftueshëm p...
Mjekja specialiste e shëndetit publik, Ardiana Gjini komento...
Ish misi shqiptar, Silvana Bushati ka reaguar keq pas promos...
Moderatorja Luana Vjollca jo pak herë kritikohet për përdori...
Supermodelja britanike, Demi Rose njihet për fotot e saj sek...
Fation Kuqari është një nga ish konkurrentët e emisionit Për...
Sindi Loci është një nga konkurrentet e “Përputhen”, e cila ...
Prej vitesh e kemi ditur gabim emrin e këngëtares Afërdita D...
Mesazhi i konkurrentes së Love Story, Enxhëll Lengo, ku kërk...
Selen pasi mëson sëmundjen e Serkanit shkon t’i ofrojë ndihm...
Maria Liman është padyshim një nga tifozet më seksi të futbo...
Martina Vismara është një modele e famshme në Instagram nga ...
Francesca Farago është një influencuese, modele dhe sipërmar...
Shumë nga njerëzit e infektuar me Sars-Cov-2, qofshin të sht...
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHPPo, mund ...
Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...