Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e vendit ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza. Anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, të emëruar nga Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi si prokurorë në gjyqin kundër ish-presidentit Trump, apo siç njihen: menaxherë për procesin gjyqësor, i dorëzuan akuzat të hënën në mbrëmje.
Ndaj ish-presidentit rëndon një akuzë e vetme: nxitja e dhunës, përmes retorikës së tij që rezultoi në sulmin e përgjakshën në Kapitol më 6 janar.
Nëntë ligjvënësit që do të kryejnë rolin e pales akuzuese, përshkuan sallën qendrore të Kapitolit, skenë e sulmeve të dhunshme më 6 janar, për të dorëzuar akuzën.
Senati, i ndarë barabar në vija partiake, do të duhej të votonte me shumicë të cilësuar ? të paktën 2/3 e anëtarëve, ose të 50 demokratët dhe 17 republikanë për ta shpallur zotin Trump fajtor.
Një procedurë e ngjajshme u krye për gjyqin e parë ndaj zotit Trump janarin e kaluar. Donald Trump është presidenti i vetëm i Shteteve të Bashkuara i akuzuar dy herë për t?u shkarkuar nga detyra dhe i pari që do të përballet me gjyqin, pas largimit nga detyra. Nëse Senati e shpall fajtor, kjo mund të rezultojë në një votë për t?i ndaluar atij mbajtjen e një posti zyrtar në të ardhmen.
Në bazë të një marrëveshje mes dy palëve, gjyqi nuk do të fillojë deri më 9 shkurt. Kjo i jep ish-presidentit Trump më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe i jep mundësi Senatit të përqendrohet në konfirmimet e anëtarëve të Kabinetit.
Pas një fushate dy-mujore pretendimesh pa prova se kishte fituar në zgjedhje, zoti Trump më 6 janar u bëri thirrje përkrahësve të tij të “luftonin” për të përmbysur rezultatin. Më pas një turmë shkoi në Kapitol, duke detyruar ligjvënësit të ndërprisnin senacën, të fshiheshin në mjedise të sigurta dhe të shtynin për disa orë çertifikimin e fitores së zotit Biden.
Dhjetë anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u bashkuan me Demokratët në votimin për ta akuzuar zotin Trump. Republikanë të shumtë, përfshirë udhëheqësin e tyre në Senat, Mitch McConnell, e kanë dënuar dhunën dhe e kanë kritikuar zotin Trump për nxitjen e saj.
Megjithëse shumë senatorë republikanë janë rezervuar në komente, nuk pritet që 17 prej tyre të votojnë për ta shpallur ish-presidentin fajtor. Dy senatorë republikanë me peshë, Marco Rubio dhe Mitt Romney ? shprehën qëndrime të kundërta të dielën në lidhje me vlerën e gjyqit në Senat për ish-Presidentin Republikan Donald Trump, i cili akuzohet për nxitje të rebelimit në sulmet e Kapitolit të SHBA nga qindra mbështetës të tij më 6 janar.
Zoti Rubio, një senator nga Florida, i tha emisionit “Fox News Sunday” se zoti Trump “mban përgjegjësi për një pjesë të asaj që ndodhi”, por shtoi se ai e kundërshton gjyqin e Senatit.
“Kjo thjesht do të na kthente tek ajo që kemi përjetuar gjatë pesë viteve të fundit dhe gjyqi do të ishte diçka e keqe për vendin, “tha ai.
“Ky nuk është një proces penal. Ky është një proces politik dhe do të nxisë ndasitë që kanë paralizuar vendin”, tha zoti Rubio.
Zoti Romney, një senator nga shteti Utah dhe ish-kandidat presidencial republikan në vitin 2012, i tha televizionit CNN se beson se ?nxitja e rebelimit është një vepër e dënueshme. Nëse kjo nuk është e dënueshme, çfarë tjetër mund të ishte?”
Senatori Romney tha se ai beson se zoti Trump ishte “bashkëpjesëmarrës në një sulm të paparë ndaj demokracisë.”
“Nuk ka asnjë provë që këto zgjedhje të jenë vjedhur,” tha zoti Romney, duke iu referuar pretendimeve pa prova të ish-presidentit Trump. Gjyqi i Senatit fillon javën e 9 shkurtit.
Zoti Romney ishte i vetmi republikan që votoi për ta shpallur fajtor zotin Trump në gjyqin e tij të parë vitin e kaluar. Këtë herë janë disa republikanë që kanë thënë se janë të hapur për ta shpallur fajtor ish-presidentin për nxitje të rebelimit./VOA
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka njoftuar se do japë ...
Përfaqësuesi i lartë i BE, Josef Borrell në mbledhjen e parë...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën...
Një automjet që transportonte punonjës afganë të Ambasadës i...
Sërish shifra të larta të viktimave në Kosovë nga koronaviru...
Përfundon pas 3 orësh takimi mes Turqisë dhe Greqisë për bis...
Ka disa vaksina kundër Coronës, por shumë pak ilaçe efektive...
Për herë të parë në historinë e këtij shteti, Estonia do të ...
Administrata e Presidentit Joe Biden do të ndalojë hyrjen në...
Kryetari i Bashkisë së Los Anxhelosit, Eric Garcetti, njofto...
Parku Disneyland në Anaheim të Kalifornisë është tjetërsuar ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të ...
Një spital në Gjermani është vendosur në karantinë pasi 20 p...
Kryeministri italian, Giuseppe Conte thotë se vonesa në furn...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga ...
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani komentoi të sh...
Bota po i afrohet shifrës prej 100 milionë rastesh të diagno...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë në rapor...
Ndahet nga jeta gazetari i njohur me famë botërore, Larry Ki...
Sot shënohet një vit nga bllokimi i Kinës pas shpërthimit të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...