web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet tentativa e vjedhjes së dyqanit në Fier/ Dy persona bien në pranga

24 Janar 2021, 08:24, Kronika CNA

Policia e Fierit ka mundur të zbardhë vjedhjen me thyerje e mbetur në tentativë e dyqanit të celularëve ndodhur 1 javë më parë në Fier.

Për këtë ngjarje kanë në prangat e policisë dy prej autorëve dhe shpallen në kërkim dy autorë të tjerë.

?Në vijim të punës intensive dhe veprimeve operative hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur orët e para të mëngjesit të datës 17.01.2021, ku u tentua të vidhet me thyerje dyqani i celularëve në pronësi të shtetasit R. C., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u realizua me sukses operacioni policor i koduar ?Agimi?. Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe ndalimi i dy prej tyre, shtetasve G. F., 32 vjeç, banues në Peshtan, Fier, (i dënuar më parë për vjedhje) dhe E. G., 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier.? ? njofton policia.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy autorëve të tjerë, shtetasve A. F., 32 vjeç, banues në Peshtan i Vogël dhe G. B., 33 vjeç, banues në Fier.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip ?Ford? mjetin privat të punonjësit të policisë.

Po ashtu,  sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip ?Ford? i cili nga hetimet e kryera rezulton se është vjedhur në Tiranë në datë 13.12.2020 nga këta shtetas, si dhe 6 aparate celularë./CNA.al





Lajmet e fundit nga