web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PS-PD nxjerrin skenarin për të shkërrmoqur LSI

21 Janar 2021, 11:41, Politikë CNA

Perandoria e Ilir Metës ka nisur të shkërrmoqet. Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila u ngrit nga emra të njohur dhe arriti të kishte një mbështetje të madhe nën drejtimin e Metës, ku dhe doli forca e tretë por edhe si një forcë kyç për të formuar qeverinë, po arrin të kap fundin nën udhëheqjen e Monika Kryemadhit.

Pakti PD-PS në 17 maj 2017 ishte goditja e parë që mori partia e presidentit, e cila si një marrëveshje e fshehtë kishte për qëllim shkërmoqjen e LSI.

Edhe sot, Rama-Basha kanë nisur tentativat në prapaskenë që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 ?perandorinë? e Metës dhe Kryemadhit ta nxjerrin jashtë loje. Këtë gjë e ka pranuar edhe numri dy i PS Taulant Balla, i cili u shpreh se kanë rënë dakord me Lulzim Bashën që partinë e Metës ta çojnë skrap.

?LSI është në një proces shkërmoqje. Figura politike të tyre kanë kërkuar të afrohen në PS. Ajo që po ndodh është që me Lulzim Bashën kemi rënë dakord, ai në 2017, ne tani, që LSI-në ta çojmë për skrap. Për këtë po punojmë të gjithë së bashku?, u shpreh Balla.

Por si po shkatërrohet LSI nën drejtimin e Monës?

Duket qartë se pas largimit të Ilir Metës nga LSI, deputetët dhe këshilltarët nuk po i binden më Kryemadhit dhe kanë filluar zyrtarisht largimet nga kjo parti. Largimi i Robert Bitrit, Spartak Brahos, Lefter Kokës, Nasip Naços, Gledion Rehovicës apo edhe ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani kanë sjellë tkurrjen e partisë së presidetit. Por mes të larguarëve ka edhe këshilltarë bashkiak, të cilët janë bashkuar me PS.

Këto veprime po tregojnë se zyrtarisht ka nisur shkrirja e LSI. Partia e Monës prej disa kohësh është përfshirë nga një krizë e brendshme. Edhe pse ajo e ka evituar këtë fakt, duke mos e pranuar, një krizë e tillë sa vjen dhe bëhet më e dukshme.

Por frika e shëmbjes së perandorisë Meta-Kryemadhi ka nisur edhe shantazhet me videopërgjime ndaj të larguarëve. Por ndonëse deri dje ishin pjesë e LSI, sot Meta po i akuzon të larguarit si persona të inkriminuar dhe se sipas tij me ikjen e tyre është pastruar partia. Kreu i shtetit zgjedh të mos i quajë më as bashkëpunëtorë ato që janë larguar nga forca politike që ai vetë themeloi, mes tyre edhe Nasip Naço.

Frika e rrënimit të LSI ka sjellë sjellje antikushtetuese nga ana e presidentit. Meta është zhveshur tërësisht nga kostumi i presidentit dhe ka nisur fushatën për LSI duke zhvilluar një sërë takimesh. Kjo lë të kuptohet që vetë Meta nuk i beson dot partinë Monës, sepse ai po e sheh që perandorinë që e ngriti vetë, po i bie para syve.

Tashmë edhe në sondazhet në mediat pranë opozitës e nxjerrin LSI më të dobët se kurrë, gjë që tregon se mbështetja e qytetarëve tek partia e Metës dhe Monës ka rënë aq shumë, saqë as televizionet e tyre nuk po i nxjerrin dot ?fitimtarë?./CNA.al





Lajmet e fundit nga