web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është morali i fabulës Tomorr Alizoti?!

21 Janar 2021, 10:36, Politikë CNA

Ditën e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha konfirmoi Tomorr Alizotin si drejtues politik të qarkut të Beratit.

Basha i besoi drejtimin e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Alizotit i cili ka qenë një zë kritik i fortë ndaj kreut të PD.

Por le të kthehemi pas në kohë për të parë sesi Alizoti akuzonte Bashën si përgjegjësin kryesor për humbjen në zgjdhjet e vitit 2017. Në atë kohë Alizoti dha dorëheqjen nga detyra e drejtorit të departamentit të ish të përndjekurve dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruante se Basha duhet të dorehiqej në mënyrë që partia të niste një proces reflektimi dhe ringritjeje.

“Në përfundim të votimit të anëtarësisë së PD për kryetarin e saj jap sot dorëheqjen time nga detyra e drejtorit të departamentit të ish të përndjekurve dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë. Unë, pas humbjes dramatike të PD-se mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive. Vetem keshtu ne do te kishim mundesine e ndertimit te nje fryme dhe force te vertete opozitare. Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem. Mbetem nje mbeshtetes i paepur i PD dhe i te djathtes dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit?, shkruante Alizoti.

Por çfarë ndodhi sot?

Siç duket Alizoti ?ndryshoi? mendim për Bashën dhe u shit vetëm për të marrë një mandat deputeti.

Alizoti ka hedhur ?pas krahëve? pakënaqësitë që ka shprehur publikisht ndaj kreut të PD, që e akuzonte si përgjegjësin kryesor për humbjen  në zgjedhjet e 2017-ës. Tashmë ai duket se është i kënaqur me emërimin që i ka bërë Basha, si drejtues qarku në Berat.

Pra si përfundim, Tomorri u kthye tek fabula ?u mbars mali e polli nje mi”, ose një mandat./CNA.al





Lajmet e fundit nga