web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Igli Tare bëhet gati për goditjen e madhe te Lazio

19 Janar 2021, 13:20, Sport CNA

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare është në kërkim të përforcimit të skuadrës së Lacios, dhe për këtë po mendon të marrë një lojtar me eksperiencë që e njeh mjaft mirë kampionatin italian dhe jo një talent që pritet të zhvillohet ndeshje pas ndeshje.

Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Arsenalit, Lukas Torreira i cili aktualisht aktivizohet me Atletikon e Madridit dhe i cili e njeh mirë Serinë A pasi ka luajtur edhe me skuadrën e Sampdorias vite më parë ku shkëlqeu me paraqitjet e tij dhe u transferua tek ?topçinjtë? e Londrës për të hedhur hapin e madh në karrierë.

Për momentin mesfushori uruguajan, vlerësohet të paktën 25 milionë euro, një shifër e lartë për buxhetin e kryeqytetasve, por Tare po mendon që t?a bëjë për vete vetëm në merkaton e verës. Përveç bardhekaltërve dhe Valencia është shumë e interesuar për 24-vjeçarin. Torreira në total midis kampionatit, Kupës dhe Champions-it është aktivizuar në total 13 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe dhuruar 1 asist.





Lajmet e fundit nga