web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Strehoi sirianë në shtëpinë e tij/ Gjykata merr vendimin për 32 vjeçarin

17 Janar 2021, 08:48, Kronika CNA

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg? për Qazim Ismajlajn. Ai akuzohet për veprën penale ?dhënie ndihme të paligjshme për kalimin e kufirit?. 32-vjecari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar në banesën e tij sirianët, të cilët do të niseshin drejt Italisë.

Seanca gjyqësore është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Vlorës me dyer të mbyllura.

Pas shtetasit Fatos Dusha i ndaluar në Tiranë, Ismailaj është personi i dytë i ndaluar për ngjarjen e datës 9 janar, ku autoritetet arritën të shpëtojnë shtetasit sirianë në det pas dëmtimit që pësoi mjeti lundrues që do ti dërgonte drejt Italisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga