web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Patozi dhe Imami e shajnë/ Rama merr në mbrojtje Bashën: Nuk është çun i keq

15 Janar 2021, 15:09, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram një video ku duket Lulzim Basha i cili u shpreh mbrëmë se ai do të jetë kandidati i vetëm i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Por në video duket edhe Patozi i cili thotë se  Lulzim Basha ta dinë të gjithë shqiptarët është një gabim njerëzor.

Ndërkohë që është edhe mendimi i Arben Imamit.

?Kërriçit kur është kërriç thonë mos i ngarko barre te rende sepse i shtrembëron kurrizin! Lulzim Basha është i gjithi i pavlefshëm nuk është i njëanshëm , ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, janë tre palë zgjedhje që ka humbur?, shprehet Arben Imami.

Rama nga ana e tij me ironi shkruan: ?Jo kaq ashpër ju lutem! I ka dreqi këto që thoni, po s?është çun i keq?./CNA.al

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)





Lajmet e fundit nga