web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korça zgjohet “e bardhë”/ Akulli dhe ngricat mbërthejnë rrugët

15 Janar 2021, 07:51, Aktualitet CNA

Mëngjesin e sotëm, Korça është zgjuar e zbardhur nga bora.

Në qytetin juglindor trashësia e dëborës ka rritur deri në 5-10 cm në qytet dhe në zonat malore deri 15-20 cm. Nga sa raportohet nuk ka problem në qarkullim në akset kryesore. Kompanitë e mirëmbajtjes po vijojnë punën për mirëmëbajtjen e rrugëve.

Në aksin kryesor Qafë Thanë- Kapshticë kalueshmëria është normale, por rekomandohet me zinxhir. Janë hapur akset rrugore Libonik-Sheqeras-Orman-Rembec-Pojan-Zvezde-Golloberdë-Potgorie-qyteti Maliqit. Për në fshatin e Dardhës qarkullimi detyrimisht me zinxhirë dhe i vështirë për shkak të akullit në rrugë.

Komuna e Dardhasit të sipërm është izoluar, po ashtu edhe zona e Panaritit dhe Lekasit ku bora ka arritur në 30 cm./CNA.al





Lajmet e fundit nga