web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënë vaksinën anti-Covid/ Mjekët Kalo dhe Pipero flasin pas marrjes së dozës së parë

11 Janar 2021, 15:43, Lifestyle CNA

Vaksina anti Covid e Pfizer ka nisur sot aplikimin në Shqipëri. E para që e mori këtë dozë ishte drejtoresha e Infektivit Najada Como dhe më pas kryeministri Edi Rama duke u pasuar nga mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.

Dy mjekët Kalo dhe Pipero janë prononcuar për mediat pas marrjes së dozës së parë.

Pipero tha se efektet anësore të kësaj vaksine janë afaktshkurtra, të tilla si skuqje, dhimbje por thekson se nuk zgjasin.

?Isha me fat që e kam bërë vaksinën ndër të parët dhe isha me fat që nuk jam prekur. Të gjithë biem dakord që fillimi i vaksinimit shënon fillimin e fundit të kësaj pandemie. Ndihem mirë sepse nuk kam patur ndonjë efekt deri tani dhe se as nuk jam infektuar më parë.

Avash avash e gjithë fasha e rriskut të gjithë qytetarët në nevojë të jenë pjesë e kjëtij procesi që sot filloi. Jam njoftuar dje për të bërë vaksinën nga shefja e shërbimit. Përgjithësisht efektet anësore të kësaj vaksine janë të vogla afatshkurtra. Skemi ende dijeni për efekte afatgjata. Bëhet fjalë për dhimbje skuqje, të përzin për të vjellë. Persona që e kanë bërë deri tani skanë pasur asgjë?.

Ndërkaq mjeku Tritan Kalo tha se pas vaksinimit ai thotë se do të ndihet më i sigurt të vijojë punën në vijën e parë në luftë me COVID.

?Është kënaqësi sepse ndjejmë më tepër siguri në punën që bëjmë, punojmë në vijën e parë dhe kjo na jep më tepër lehhtësim në aspektin psikologjik. Pak nga pak të shtohet niveli i të imunizuarve duke shpresuar që të këlojmë një verë të paqtë. Dhe jo të zjarrtë. Dorë shumë e lehtë më ra një infermier që ka gjithë jetën që bën vaksina,  e kishte dorën  e lehtë dhe se ndjeva kur filloi  dhe mbaroi?, tha ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga