Kalimi i Nasip Naços te PS/ Lefter Koka zbulon prapaskenat, si qëndron e vërteta e videos
Ish-deputeti i LSI-së Nasip Naço ka konfirmuar ditën e sotme...
Partia Demokratike njofton se paska depozituar kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën dhe një liste zyrtarësh që sipas PD kanë shkelur ndalimet e parashikuara në Kodin Zgjedhor për sa i takon veprimtarive të ndaluara nga ai Kod.
CNA.al verifikoi kompetencen për sa i takon ndalimit, lejimit apo dënimit të shkelësve dhe sipas Kodit Zgjedhor këtë funksion duhet ta ushtrojë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve sipas Kodit:
– kujdeset për zbatimin e Kodit në mënyrë të drejtë, të përpiktë, të saktë dhe uniforme nga të gjitha institucionet, subjektet apo personat e ngarkuar me detyra dhe detyrime, sipas ligjit;
– organizon dhe administron proceset zgjedhore të institucioneve dhe organizmave publike, kur ligji e ngarkon me këtë detyrë;
– monitoron nëpërmjet administratës së KQZ-së apo subjekteve të kontraktuara fushatën zgjedhore, të gjitha aspektet e financimit të fushatës zgjedhore, si dhe pasqyrimin e fushatës në media;
– monitoron nëpërmjet administratës së KQZ-së apo subjekteve të kontraktuara sjelljen e institucioneve publike gjatë fushatës dhe përdorimin e burimeve publike.
Kodi parashikon kompetencën e Komisionit Rregullator për hartimin e rregullores së detajuar për veprimtaritë e ndaluara. Ajo rregullore duhet të përmbajë:
– regullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara përgjatë fushatës, si dhe procedurën e KQZ-së për zbatimin e ndalimit;
– rregullat për metodologjinë e monitorimit të medias, për procedurën e shqyrtimit të raporteve dhe për vendosjen e masave qortuese apo ndëshkimore.
KQZ para pak ditësh ka njoftuar me triumfalizëm miratimin e një rregulloreje për këtë çështje me 5 vota pro, pra me votën pro të përfaqësueve të PD dhe LSI në komisionin rregullator.
CNA.al do të verifikojë në vijim se çfarë dhe cila është përmbajtja e asaj rregulloreje por nga Kodi Zgjedhor (Neni 92), parashikohet se:
1. Institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve. Formojnë veprimtari publike të gjitha veprimtaritë që janë të hapura për pjesëmarrjen e publikut apo të medias, si dhe ato që kanë në agjendë informimin, në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve, e publikut rreth tyre.
2. Raportimi është përgjegjësi personale e personit përgjegjës për drejtimin administrativ të institucioneve publike, agjencive dhe ndërmarrjeve shtetërore (sekretarit të përgjithshëm të institucionit ose, sipas rastit, e drejtorit të përgjithshëm apo drejtorit ekzekutiv). Raportimi duhet të kryhet jo më vonë se pesë ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë.
3. Raportimi sipas kryhet nëpërmjet ndërfaqes për raportimin e veprimtarive publike, e cila mbahet dhe administrohet nga KQZ-ja. Personat përgjegjës marrin akses të personalizuar te kjo ndërfaqe dhe hedhin të dhënat për datën dhe orën e veprimtarisë, llojin e saj, tematikën, nivelin më të lartë të pjesëmarrjes, të ftuarit e nderit, folësit e planifikuar dhe mediatizimin. Informacioni sipas kësaj pike është I aksesueshëm nga tëgjithë përdoruesit e ndërfaqes nga momenti i hedhjes së të dhënave deri në datën e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
4. Në rast se KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të të tretëve, konstaton nga informacioni, se veprimtaria mund të përbëjë keqpërdorim të burimeve shtetërore, atëherë ajo urdhëron ndalimin e zhvillimit të saj. Ndalimi kryhet nëpërmjet vendosjes së shënimit ?Ndaluar nga KQZ-ja? në ndërfaqen e raportimit, në pjesën që i takon veprimtarisë. Shënimi ?Ndaluar nga KQZ-ja? vendoset jo më vonë se dy ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë. Informacioni sipas kësaj pike është i aksesueshëm nga publiku, nga momenti i hedhjes së të dhënave deri në datën e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
5.Veprimtaritë e ndaluara nga KQZ-ja nuk lejohet të transmetohen apo të pasqyrohen në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione. Transmetimi ose pasqyrimi i tyre në kundërshtim me këtë pikë ngarkon me përgjegjësi sipas këtij ligji transmetuesin radioteleviziv.
6. Mosraportimi i veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ ose ndërmarrjeve shtetërore, ose zhvillimi i tyre, pavarësisht ndalimit nga KQZ-ja ngarkon me përgjegjësi personin përgjegjës, si dhe titullarin përkatës të institucionit kur ai ka penguar zbatimin e kësaj dispozite.
Sipas nenit 172 të Kodit Zgjedhor, Kundërvajtja administrative dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë.
Pas rreshtimit të dispozitave që nuk kanë nevojë për koment na dalin disa pyetje:
A janë raportuar në KQZ veprimtaritë e konsideruara nga PD si në kundërshtim me Kodin Zgjedhor?
Nëse po, a janë miratuar ato nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve?
Nëse nuk janë miratuar a ka nxjerrë Komisioneri aktet përkatëse për ndalimin e veprimtarive dhe sanksionet me gjobë ndaj shkelësve?
Nëse Kodi Zgjedhor shkeljen e pretenduar nga PD e konsideron shkelje administrative dhe jo Penale pse bën xhiro deri te SPAK PD-ja dhe nuk i kërkon llogari njerëzve të vet në KQZ?
Nëse Rama dhe të tjerët paskan shkelur penalisht Kodin Zgjedhor, pse mungon tek ajo listë të kallëzuarish nga PD emri i Kryekomisionerit të zgjedhur në KQZ nga pazari i Bashës me Ramën?
Me sa duket loja luftash e PD, sapo hyri në një fazë të re!
Atë të kallëzimeve kallpe!
Të shohim nëse PS do i rrijë lojës dhe nuk do nxjerri zbuluar Kryekomisionerin që sipas analizës së PD për shkeljen, ose nuk paska bërë detyrën ose paska abuzuar me detyrë.
Ata e kanë lojë!
Ne e kemi analizë!/ CNA.al
Ish-deputeti i LSI-së Nasip Naço ka konfirmuar ditën e sotme...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka sulmuar kr...
Pesë partitë e vogla opozitare që do i bashkohen listës së P...
Ta paguante dikë që t’i çmontonte partinë, apo të vendoste a...
Partia Demokratike kallëzon në SPAK drejtuesit më të lartë t...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket se ka harruar pol...
Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim, Melisa Braci, ka ...
Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë duke komentuar largi...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke folur për Eurone...
Edmond Panariti, drejtor i Kabinetit të Presidentit Ilir Met...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zbuloi disa nga bisedat...
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në konferencën për ...
Lulzim Basha ka vendosur të mos presë 7 shkurtin, ditën e re...
Pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, duket se kanë fillua...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Turqi ku ka zhvill...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim bën thirrje që të gjithë qyteta...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka tregu...
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka komentuar largimin e Nasi...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka denoncuar një skandal t...
Ish ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...