web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD denoncon skandalin/ Rama jep kalatën e Portit të Durrësit tek pronarë të fshehur në parajsa fiskale

6 Janar 2021, 12:57, Politikë CNA

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka denoncuar një skandal të qeverisë lidhur me Portin e Durrësit.

Sipas Tabakut, qveria e Ramës ka dhënë kalatën e e Portit të Durrësit për 30 milionë euro tek pronarë të fshehur në parajsa fiskale.

?109 ditë para largimit, Edi Rama po lë pas tokën e djegur. Radha i ka ardhur Portit të Durrësit, një aferë korruptive 30 milionë euro, që ne e denoncuam 2 muaj më parë. Njerëzit e papunë, të rinjtë që po e braktisin vendin se Rama nuk u la as edhe një mundësi për të shpresuar, biznesi dhe shtresa e mesme të rrjepur nga taksat nuk janë asgjë për Edi Ramën. Edi Rama mendon vetëm për Edi Ramën, prandaj edhe një nga kalatat e Portit të Durrësit, i është dhënë me koncesion për 5 vjet një kompanie ofshore, pronarët e të cilës fshihen në parajsa fiskale?, u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se Rama ka detyrimin t?u thotë sot shqiptarëve kujt ia ka dhënë me koncesion kalatën e Portit të Durrësit për të futur në xhep 30 milionë euro nga taksat.

?109 ditë para largimit Edi Rama nuk mund t?u fshihet më shqiptarëve. Ata e dinë dhe e ndijejnë në lëkurë se për 8 vjet me radhë ky kryeministër i gënjeu, i mashtroi, shkatërroi ekonominë, rriti koston e jetesës dhe papunësinë. Kur të votojnë në 25 prill, qytetarët do të kenë në listën e grabitjeve të taksave të tyre nga qeveria edhe Portin e Durrësit. Kompania e shpallur fituese për koncesionin 30 milionë euro quhet ?Hili Company Limited? . Ajo operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimtë nga skandali i ?Panama Papers?. Administratori i kompanisë është hetuar në Maltë për pastrimin e parave dhe për mekanizma të ngjashëm. Prandaj, Edi Rama duhet të dalë sot para shqiptarëve dhe të thotë çfarë e detyroi të japë pasurinë e vendit, kalatën e Portit të Durrësit, tek një kompani fantazëm. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama bën biznes të pistë me pasuritë dhe taksat e shqiptarëve?, sqaron më tej Tabaku.

Sipas saj, të njëjtën skemë Rama ka ndjekur edhe me incineratorin e Tiranës, pronarët e të cilës janë të fshehur në llogari ofshore dhe paguhen miliona euro nga qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e Erion Veliajt.

?? Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie?
? Çfarë dhe kush fshihet pas kompanisë malteze që do të marrë në dorëzim një pjesë të Portit të Durrësit?
? Pse Edi Rama po dorëzon një nga pikat e sigurisë kombëtare tek një kompani me pronarë të paidentifikuar?

Këto pyetje duan përgjigje konkrete nga përgjegjësi kryesor i shkatërrimit të ekonomisë sonë dhe i shpresës së mijëra të rinjve?, përfundon Tabaku./CNA.al





Lajmet e fundit nga