Ulen shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Shtatë persona humbin jetën në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 1.050 testime ...
Britania filloi sot vaksinimin e popullsisë së saj me vaksinën e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, duke filluar me të moshuarit dhe personat më në rrezik, ndërsa një rritje e re e rasteve me Covid-19 kërcënon të mbingarkojë spitalet.
Britania e quajti një “triumf” shkencor administrimin e vaksinës së AstraZeneca-s sot tek 82 vjeçari Brian Pinker, pacient me dializë, që u bë personi i parë që mori vaksinën pas provave klinike.
“Jam shumë i kënaqur që po marr vaksinën për COVID-19 sot dhe jam me të vërtetë krenar që ajo është krijuar nga Oksfordi,” tha zoti Pinker pas marrjes së vaksinës vetëm disa qindra metra larg vendit ku ajo u krijua.
Më pak se një muaj më parë Britania u bë vendi i parë që filloi përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.
E gjashta në botë për nga numri i vdekjeve me Covid-19 dhe një nga vendet më të goditura nga kriza ekonomike që ka shkaktuar pandemia, Britania po përballet me një shtim të rasteve të reja ditore të nxitura nga një variant i ri i virusit.
Megjithë shqetësimin e shprehur nga disa mjekë dhe shkencëtarë, Londra po i jep përparësi dhënies së dozës së parë të një vaksine tek sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, duke mos pritur për të siguruar dozat e dyta.
Shfaqja e një varianti të ri të koronavirusit po e komplikon përgjigjen ndaj COVID-19 dhe mund të detyrojnë vendosjen e kufizimeve të reja kombëtare.
Duke vizituar sot një spital të Londrës, kryeministri Boris Johnson tha se kufizimet e reja ishin të pashmangshme.
“Nëse shikoni shifrat, nuk ka dyshim që do të duhet të marrim masa më të ashpra. Ne do t’i shpallim ato në kohën e duhur,” tha kryeministri Johnson.
Qeveria britanike ka siguruar 100 milionë doza të vaksinës Oxford / AstraZeneca të cilat mund të ruhen në temperatura nga dy deri në tetë grade Celsius.
Vaksina e krijuar nga AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit shihet si veçanërisht e rëndësishme për të luftuar pandeminë në botën në zhvillim, pasi është më e lirë dhe më e lehtë për t’u shpërndarë./voa
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 1.050 testime ...
2021 do të jetë një vit i rëndesishëm për Shqipërinë, Kosovë...
Sipas shumicës së standardeve, 2020-a ka qenë një vit i tmer...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë ndryshime në k...
Rastet me koronavirus që kanë gjunjëzuar botën kanë kaluar s...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar se ai ish...
Nancy Pelosi u zgjodh kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të ...
Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit ...
Politikanët drejtues në Gjermani janë pro zgjatjes së masave...
Britania do të nisë sot vaksinimin e qytetarëve me vaksinën ...
Të dielën në Shtetet e Bashkuara u shënuan të dhëna shqetësu...
Hapi i fundit në procesin kushtetues të zgjedhjes së një pre...
Ligjvënësit e rinj të Kongresit amerikan u mblodh të dielën ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...
Të martën garat për dy vende në Senat, të cilat përfunduan n...
Një vit më parë, një pandemi globale ishte në ekranin e “rad...
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që shokoi B...
Shtetet në mbarë botën po ashpërsojnë masat kundër koronavir...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë , ku një politikan ...
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq nuk i ka miratuar...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...