web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptari në Greqi goditet 7 herë me thikë/ Refuzon t'i tregojë emrin e autorit policisë

26 Dhjetor 2020, 12:17, Kronika CNA

Një 30-vjeçar shqiptar në Greqi është goditur 7 herë me thikë në ditën e Krishtlindjes. Sipas mediave greke ai rrezikoi të humbte jetën, por gjithsesi nuk ka bashkëpunuar me autoritetet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së ndodhur në Therissos, Heraklion.

Ai nuk pranoi të përmendte atë që e goditi me thikë në polici, e cila po përpiqet të identifikojë autorin nga dëshmitë dhe pamjet nga kamerat në zonë. Një grup njerëzish u përleshën me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre sulmoi të riun shqiptar dhe menjëherë u largua nga vendngjarja.

I plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe u mor menjëherë me ambulancë për t?u dërguar në spitalin e Venizelios. Atje iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale por gjendja e tij vijon të mbetet e rëndë./CNA.al





Lajmet e fundit nga