web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen detaje nga sulmi me armë ndaj lokalit në Lezhë/ Pronarit, në 2014 i vranë nipin

26 Dhjetor 2020, 07:55, Kronika CNA

Zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesine sotëm në |lezhë ku u qëllua me breshëri plumbash drejt një lokali.

Mësohet se lokali është në pronësi të Gjovalin Prendit. Persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të lokalit dhe më pas janë larguar. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

Gjovalin Prendit në 2014 i kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi nipin Taulant Prendi 27 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i Taulantit, Aurrel Prendi, 25 vjeç. Ekzekutimi ndodhi pranë Urës së Milotit, ku dy vëllezërit Prendi së bashku me Klodian Ndreca, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip “Golf” ku dy persona qëlluan mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre.

Klodjani dhe Taulanti mbetën të vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë Aurrel Prendi./CNA.al





Lajmet e fundit nga