web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventusi nxjer dufin ndaj Parmës,

19 Dhjetor 2020, 21:42, Sport CNA

Sonte u luajt dueli ndërmjet Parmës dhe Juventusit në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A. ?Bianconerët? nisën ndeshjen mirë, por edhe vendasit u munduan të krijojnë diçka në fillim.

Alvaro Morata asistoi për Dejan Kulusevski, i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën 23?. Morata dukej në formë, ai asistoi edhe njëherë, këtë herë ishte Cristiano Ronaldo, me një shkëputje fantastike në ajër shënoi në minutën 26?.

Pjesa e parë mbaroi me rezultatin 2 ? 0 në favor të Juves. Në pjesën e dytë, prap Juventus ishte dominant. Ronaldo u shfaq edhe njëherë për ta gjunjëzuar Parmën, përkatësisht në minutën 48? pas një asistimi nga Aaron Ramsey.

Në minutën e 85? Federico Bernardeschi asistoi për Alvaro Morata, i cili vulosi fitoren me golin dhe asistet e tij. Tani portugezi lë pas Ibrahimovicin dhe merr primatin e golashënuesit në Serie A me 12 gola gjithsej.

Juventus me këtë fitore ngjitet në =vendin e tretë me 27 pikë, aq sa ka edhe Inter dhe një më pak se Milan, ndërsa Parma renditet në pozitën e 15-të me 12 pikë gjithsej.





Lajmet e fundit nga