web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bayerni e mbyll vitin 2020 në vendin e parë, Levandovski sërish vendimtar

19 Dhjetor 2020, 19:42, Sport CNA

Bajern Mynihu tregon karakterin e vërtetë duke arritur të fitojë sfidën e vështirë ndaj Bajer Leverkusenit në momentet e fundit të sfidës 1-2. Kampionët në fuqi të Gjermanisë dhe Europës e mbyllin vitin 2020 në vendin e parë me 30 pikë falë dopietës së ?makinerisë? së golave Robert Levandovskit.

?Aspirinat? zhbllokuan sfidën me Patrik Shik në minutën e 14-të duke shënuar një gol spektakolar. Ndeshja mund të ishte ndërlikuar akoma më shumë për ekipin e Hansi Flik nëse nuk do të anullohej goli i dytë i sulmuesit çek në minutën e 28-të.
Levandovski bëri detyrën 2 minuta nga fundi i pjesës së parë duke përfituar nga dalja e gabuar e portierit të Leverkusenit.

Deri në momentet e fundit të ndeshjes, dukej se Leverkusen do ta mbyllte këtë vit në vendin e parë, por thyerja e aksionit të vendasve nuk u shpërdorua nga Leva, i cili shënoi golin e triumfit. Pas 13 ndeshjesh, Bajern kryeson me 30 pikë, kurse Leverkusen mbetet i dyti me 28 pikë.





Lajmet e fundit nga