web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mund të kisha pirë dy kokrra dhe të kisha vrarë veten”/ Einxhel Shkira e përlotur reagon pas debatit me Stresin

18 Dhjetor 2020, 10:19, Lifestyle CNA

Moderatorja Einxhel Shkira dhe reperi Stresi, pak ditë më parë patën një debat virtual i cili degradoi në ofendime dhe sharje ndaj moderatores.

Së fundi ajo ka qenë e ftuar në emisionin ?Ftesë në 5? ku është prekur nga situata. Ajo është shprehur se është lënduar ajo edhe familjarët e saj.

?Unë mund të isha një person depresiv dhe nga gjithë ajo që ndodhi mund të kisha pirë dy kokrra, kisha vrarë veten dhe hajde pastaj si do e zgjidhim? Për kë do dilnim pastaj në protestë? Për një person që ia shkatërruan jetën virtualisht? Vetë ne apo ata që e bënë këtë gjë janë çdo ditë kriminelë. Nuk janë ata më të mirë se polici që vrau Klodianin.?

Einxhel është shprehur se mamaja e saj është shqetësuar shumë nga e gjithë situate duke treguar dhe mesazhin e saj:

?Siç është gjynah babai i atij djalit që vdiq, është gjynah edhe mamaja ime. Mesazhi që më ka shkruar ka qenë : Einxhel të lutem mami mos u merr më me këto gjëra. Shiko jetën tënde. Mos komento më asgjë, është hera e fundit. Dhe në emisione të tjera, të bëjnë çfarë të duan, ti nuk do shkosh, nuk do të thuash më asgjë. Të lutem, mos u merr me asnjë. Ti je vajzë e zgjuar, ndaj të lutem, se njerëzit po merren me ty duke thënë gjëra shumë të rënda. Ty të lutem mami, sepse zemra nuk duron dot më?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga