web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë përplasjet te ministria e Brendshme/ Policia shpërndan sërish protestën me gaz lotsjellës

9 Dhjetor 2020, 18:43, Kronika CNA

Vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë edhe te Ministria e Brendshme.

Mësohet se protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe mjete të forta drejt godinës së Ministrisë së Brendshme.

Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe i ka spostuar qytetarët drejt bashkisë së Tiranës dhe më pas drejt sheshit Skënderbej.

Policia ka marrë në mbrojtje edhe godinën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa qytetarët janë shpërndarë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga