web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Testi i shpejtë/ Alimehmeti: Mund të ndodhë kthesë e fortë për Covid-19

7 Dhjetor 2020, 20:14, Lifestyle CNA

Epidemiologu Ilir Alimehmeti shpreh shqetësim për rritjen e nivelit të pozitivitet në ditët e fundit, duke theksuar se mbi 35% e testeve në ditët e fundit kanë dalë pozitivë. Ai tha se kjo është shqetësuese dhe normalisht ditën e fundit do të duhet të ishin kryer të paktën 7 mijë teste.

?Kemi përqindje të lartë të pozitivitetit të testit, pasi është në 35.4% kurse 20 ditë më parë ishte 31%. Gjithashtu kemi dhe shtim të rasteve simptomatike. Duhet shtuar numri i testimeve, pasi kjo është dhe rekomandim i OBSH-së. Një gjurmim i kënaqshëm është poshtë 10% ose 5%, kurse sot që flasim jemi mbi 35%?, deklaroi z. Alimehmeti.

Epidemiologu theksoi më tej se në këto kushte ?sot duhet të ishin bërë 7 mijë teste?. ?Jemi shumë postëh në këtë drejtim. Shpresoj që me testet shpejta të fillojmë t?i përgjigjemi kësaj nevoje?, shtoi mjeku.

Ilir Alimehmeti nënvizoi se ?testi i shpejtë mund të sjellë ulje të rasteve? pasi për të kryer këtë test pacienti nuk ka nevojë të udhëtojë dhe merr një përgjigje shumë të shpejtë.

?Mund të bëjnë një kthesë tejet të madhe. Në Sllovaki ka dhënë të një ulje të kurbës shumë më të fortë se sa lockdown i krejt popullatës, çka do të thotë se është rruga e duhur për të ecur?, tha z. Alimehmeti.

Mjeku tha se shumë shpejt ky test mund të blihen në farmaci siç ndodh në disa vende. Ai tha se testi mund të përdoret në kushte shtëpie dhe nuk lejohet përdorimi vetëm tek fëmijët.

?Sot për sot nuk mund ta blini por në disa shtete mund të blihet dhe në farmaci, pasi i ngjan shumë një testi shtatzënie. Monstra merret nga hunda?, tha z. Alimehmeti.

Ai shtoi se virusi nuk ka për t?u zhdukur vetëm me vaksinën dhe për këtë arsye masat kufizuese do të vazhdojnë të qëndrojnë gjatë.





Lajmet e fundit nga