web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opinioni paraprak i “Venecias“ për Kodin Zgjedhor/ Vjen reagimi i parë nga maxhoranca

2 Dhjetor 2020, 17:08, Politikë CNA

Ka ardhur reagimi i parë nga maxhoranca lidhur me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një postimi në ?Facebook?, Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shkruan se opozita shpërndan të dhënat nga teksti konfidencial i Venecias, ndërsa shton se ato përhapën tym.

Sipas Ballës, Komisioni i Venecias është i kthjellet, ndërsa nënvizoi faktin se maxhoranca nuk do bëjë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit.

?Eshte per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!
Jo vetem kaq por edhe perhap tym permes tyre. Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!
OPINIONI I VENECIAS
Komisioni i Venecias ka dërguar një opinion paraprak për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor pa konsensusin e të gjitha palëve.
Sipas Venecias, ndryshimet ishin jashtëzakonisht të nxituara, dhe kjo kërkonte një konsultim më të gjerë para se ato të ishin miratuar. Nga ana tjetër bazuar në rekomandimet e saj para zgjedhjeve pikërisht në pikën B, Komisioni sqaron se tashmë duhet të shmangen ndryshimet e tjera në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme teksa palët këto muaj duhet të ulen për të diskutuar ndikimet që do të kenë ndryshimet e 5 tetorit?, shkruan Balla./CNA.al





Lajmet e fundit nga