web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“T’i hiqet titulli Veton Surroit”/ Prefekti i Kukësit tërhiqet pas “shuplakës” së Ramës

2 Dhjetor 2020, 12:07, Politikë CNA

Pas kritikave nga kryeministri Rama, prefekti i Kukësit , Zenel Kuçana ka refuzuar heqjen e titullit “Nderi i Qarkut Kukës” për politikanin kosovar Veton Surroi.

Kujtojmë se Këshilli i Qarkut Kukës kërkoi heqjen e titullit për Surroin pas kërkesës nga dy intelektualë të Kukësit.

Dy anëtarët e Këshillit Baudin Murati dhe Misin Braha i propozuan Domit që t’i hiqnin titullin “Nderi i Qarkut Kukës”, politikanit kosovar Veton Surroi.

Në argumentet e tyre, ata pretendonin se Surroi ka bërë deklarata kundër UÇK-së dhe për këtë arsye duhet të hiqet njolla e zezë nga zemrat e banorëve të Kukësit.

 

 





Lajmet e fundit nga