web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kategoria e Parë/ Ja 2 sfidat interesante që do luhen sot

29 Nëntor 2020, 10:23, Sport CNA

Ditën e sotme luhen edhe dy ndeshje të Kategorisë së Parë. Në Grupin A, Vora pret Erzenin. Dy skuadrat nuk po kalojnë një formë të mirë, megjithatë në një situatë më të vështirë është Vora.

Këta të fundit ende nuk kanë marrë pikët e para të kampionatit, ndërsa te shijakasit deri tani fitorja e vetme është ajo ndaj Veleçikut, e cila u pasua nga dy humbje.

Ndërkohë, në Grupin B, Tomori pret Pogradecin. Beratasit kanë marrë katër pikë në dy përballjet e para të kampionatit, ndërsa nga ana tjetër liqenorët janë në kërkim të pikëve të para për këtë sezon. Një disfatë tjetër nga ana e Pogradecit do t?ia vështirësonte punën për të qenë pranë kreut duke qenë se rivaliteti është i fortë me skuadra si Egnatia, Besa e Lushnja.

Ndeshjet, Grupi A:

14:00 Vora-Erzeni

Grupi B:

Tomori-Pogradeci





Lajmet e fundit nga