web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas te Laçi, drejtuesit kurbinas shkarkojnë trajnerin Cungu

26 Nëntor 2020, 10:55, Sport CNA

Tronditet sërish stoli i Laçit. Trajneri shkodran Armando Cungu, drejt divorcit përfundimtar me kurbinasit. Humbja e djeshme ndaj Kukësit, dhe starti negativ me vetëm 3 pikë në 4 ndeshje e para, ka zhgënjyer tej mase drejtuesit bardhezi, të cilët duket se kanë vendosur shkarkimin e Cungut.

Thuajse gjithçka është e mbyllur mes palëve, teksa në orët e ardhshme pritet që shkarkimi të bëhet zyrtar.  Kujtojmë që edhe disa javë më parë, pati një përplasje mes drejtuesve të Laçit dhe trajnerit Cungu, pas barazimit në sekondat e fundit ndaj Kastriotit. Por, disfata ndaj Kukësit duket se i ka vënë vulën ?divorcit?.





Lajmet e fundit nga