Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social një dokument, ku tregon se si Ben Blushi në kohën kur drejtonte Libra dilte kundër megaaferës korrupstive të inceneratorëve.
Berisha tha se Blushi e ka shndërruar Top Channel në zëdhënësin e mafies së plegrave, duke theksuar se pas 4 vitesh, Blushi është bërë aksioner i inceneratorëve.
?Arben Malavita 4 vite me pare denonconte ne Libra djegsat se megaafere korruptive! Sot ky mafioz eshte aksioner i tyre. Ai ka shnderruar TV qe drejton ne Top zedhenesib e mafies se plehrave! Ketu me poshte keni dokumentin se çfare shkruante ai ne Libra ne vitin 2016 per djegsat si megaafere korruptive te qeverise! Lexojeni sipas deshires! Sb?, tha ai.
Shkrimi i publikuar nga Berisha:
05 Dec
COMMENTS 0
Dhënia me konçesion për ndërtimin e incineratorët në Elbasan e Fier nuk është gjë tjetër veçse një aferë korruptive e cila rëndon xhepat e qytetarëve.
Pavarësisht se me administratorë të ndryshëm, si Albtek Energy ( konçesionari i Elbasanit) ashtu edhe Integrated technology Ëaste treatement Fier (fituesi i tenderit të Fierit) sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit kanë të njëjtën adresë ? Sky Toëer, kati 13. Edhe adresa dytesore e rregjistruar në QKB është e njëjtë ( Elbasan, nënstacioni elektrik).
Pyetja e Libra është: a thua kjo të jetë vetëm një rastësi?
Të dyja kompanitë kanë një kapital fillestar 100.000 Lekë ndërkohë që do ndërtojnë impjante me një vlerë prej respektivisht 22 dhe 28milion Euro.
Pyetja e Libra është me çfarë parash do të sigurojnë ato bashkëfinancimin e investimit që në rastin e Elbasanit është 9.5 Milion Euro?
Ka një kakofoni të ndërveprimit të institucioneve dhe afateve kohore që gjithsecila i ofron Albtek Energy. Koncensioni i dhënë nga Ministria e Mjedisit me VKM nr 907 17/12/2014 ( zbardhur në fletoren zyrtare të datës 6 janar 2015) nga njëra anë flet për koncesion 7 vjeçar. Leja e ndërtimi eshte dhënë me vendim nr 1, datë 27/01/2015 të Këshillit Komëtar të Territorit, vetëm 15 ditë pas zbardhjes së koncesionit. Ndërkohë që Këshilli i Ministrave me propozim të Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka miratuar ?Ndërtimin dhe shfrytëzimin e impiantit me rikuperim të energjisë nga trajtimi i mbetjeve? me VKM Nr. 792, datë 9.11.2016 me një kohëzgjatje prej 25 vitesh. Çuditërisht po në të njëjtën ditë ERE ka miratuar fillimin e procedurave për licensimin e shoqërisë ?Albtek Energy? sh.p.k në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga impianti i përpunimit të mbetjeve urbane, megjithëse sipas po këtij vendimi dokumentat e paraqitura nga kompania janë pjesërisht të sakta. Në qershor të 2016 kryebashkiaku i Elbasanit ka përgëzuar përfundimin e investimeve në impjant.
Pyetjet e Libra janë: pse ka mos rakordim të kohëzgjatjes së koncensionit dhe vendimit të shfrytëzimimit? Si është dhënë leja e ndërtimit në një kohë rrekord prej 15 ditësh kur kompania duhej të kishte edhe lejen e mjedisit dhe ?vlerësimin e ndikimit në mjedis?, procese këto që në bazë të legjislacionin në fuqi kërkojnë një proces konsultimi për të paktë 30 ditë? Pse studimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis nuk është publik në faqen e Ministrisë së Mjedist siç e kërkon ligji? Përse leja për ndërtim dhe shfrytëzim nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë vjen pasi ka mbaruar ndërtimi i veprës?
Marrëveshja e konçesionit është një marrëveshje shumë e dobët nga këndvërshtrimi juridik. Ajo nuk jep aspak informacion mbi teknologjinë që do përdoret, standartet mjedisore që do përdoren, detyrimet e koncesionarit nëse dështon në përmbushjen e këtyre standarteve. Gjithashtu marrëveshja detyron shtetin që të përjashtojë nga përdorimi dhe përpunimi i mbetjeve të qarkut të Elbasanit çdo operator tjetër përveç incineratorit.
Pyetjet e Libra në këtë rast janë: pse ky përjashtim kur sipas hirearkisë së mbetjeve të aprovuar nga shteti Shqiptar kushtëzohet riciklimi përpara insenerimit? Përse shteti i garanton koncesionarit shitjen e energjisë së prodhuar, kur ky treg tashmë është i liberalizuar? Përse Koncensioni nuk jep asnjë informacion apo të dhënë për mënyrën e operimit pas ndërtimit, sa do të jetë kosto e insenerimit për çdo ton mbetje të trajtuar, kush do ta mbulojë këtë kosto (po përsëritet e njëjta dramë si me termocentralin e ndërtuar në Vlorë me para të taksapaguesve, i cili nuk është vënë kurrë në punë për shkak të vlefshmërisë ekonomike) ? Në Europë trajtimi me insenerim i një ton mbetjesh kushton nga 70-120 Euro/ton në varësi të teknologjisë së përdorur, llogaritur këtu edhe fitimin nga energjia e prodhuar.
Ku do ta gjejë konçesionari sasinë ditore të deklaruar prej 120-140 ton/ditë kur Elbasani nuk gjeneron kaq mbeturina?
Cila bashki e Shqipërisë është në gjëndje të përballojë këtë kosto trajtimi? Ju lutem mbani në vëmendje që në bashki si Shkodra apo Saranda nuk paguhet dot kosto e trajtimit në fandfillet ekzistuese prej respektivish 1000 Lekë/ton dhe afro 2500 Lekë/ton
Pse nuk ka aspak informacion për teknologjinë e përdorur në këtë impiant?
Përse koncesionarit nuk i është kërkuar garancia prej 2,16 milion Euro që duhet ngurtësuar nga kompania përpara nënshkrimit të kësaj kontrate? Si ka mundësi që të gjitha punimet e kryera gjatë 2015 janë në pothuajse të njëjtat vlera me kredinë e marrë rreth 3.9 miljon euro dhe ndërkohë kjo shifër është kaq larg totalit të investimit kur mbeten edhe më pak se 5-6 muaj në mbarimin e veprës? (mjafton të shohim bilancin e vitit 2015 të rregjistruar në qëndrën kombëtare të biznesit për ti vërtetuar këto )
Kjo përbën vetëm një tablo të shkurtë të problematikës së këtij investimi jo transparent e korruptiv, e cila nuk paraqet vetem akuzat tona për këtë qeverisje, por edhe pamundësinë e një administrate të ?rilindur? për të siguruar zbatimin e ligjit dhe standarteve Europiane./CNA.al.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri foli për ...
Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim Ministrin e Jas...
Dje televizioni kombëtar Top Channel, edicionin e tij të laj...
Pas deklaratës së mjekëve të spitalit Infektiv për akuzat e ...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlli...
Masat e reja anti-Covid që janë vendosur nga Komiteti Teknik...
Deputeti Lefter Maliqi ka kujtuar sot 7 vjetorin e ndarjes n...
Pak ditë para se të humbte jetën në aksidentin tragjik, ish ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur nderim ndaj qyteta...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ngriti akuzat ...
Kryeministri Edi Rama është pyetur sonte në ‘Real Story” dhe...
Gazetari Klodian Tomorri, ka reaguar pas deklaratës së fortë...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se mafjet e...
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se akuzat n...
Kryeministri Edi Rama nuk e ka zakon modestinë dhe këtë ësh...
Kryeministri Edi Rama ka ngritur sërish akuza ndaj kryetarit...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kundërshtuar akuz...
Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur një lidër të dobër kryed...
Analisti Frrok Çupi, ka folur për kasetën e zhdukur për masa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...