LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dha dorëheqjen para përballjes me vettingun/ KPK nxjerr nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Durrësit

19 Nëntor 2020, 12:30, Vetingu CNA
Dha dorëheqjen para përballjes me vettingun/ KPK nxjerr nga sistemi i

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 nëntor të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren e Durrësit, Rabiana Halili, pas dorëheqjes së saj. Gjithashtu u vendos heqja e të drejtës për t?u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Prokurorja Rabiana Halili depozitoi kërkesë për dorëheqje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP rreth 10 muaj pasi ndaj saj kishte nisur procesi i vetingut.

Në vendimin e KPK thuhet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur më 30 shtator të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për prokuroren Rabiana Halili, për shkak të dorëheqjes së motivuar të saj.

Një muaj më pas, KLP ka njoftuar Komisionin se Halili nuk ishte ushtruar ankim ndaj vendimit për mbarimin e statusit të magjistratit.

Në përfundim, trupi gjykues i KPK i përbërë nga Xhensila Pine kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Rabiana Halilin dhe ndalimin e emërimit të saj si gjyqtare, prokurore apo në pozicion tjetër në institucionet e drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare./ CNA.al.

Lajmet e fundit nga