web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një tjetër lajm i mirë mbi vaksinat anti-Covid/ Mjeku Alimehmeti publikon të dhënat

18 Nëntor 2020, 16:30, Lifestyle CNA

Një analizë përfundimtare e fazës së tretë të vaksinës ndaj koronavirusit nga kompania Pfizer tregon se ajo ishte 95% efektive në parandalimin e infeksionit, madje edhe tek të moshuarit.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, i cili teksa publikon të dhënat, shkruan se ky është një tjetër lajm i mirë.

?Vijon tjeter lajm i mire mbi vaksinat anti-SARS-CoV-2.

Pas lajmerimit fillestar se vaksina e saj kishte efektivitet rreth 90%, me te dhena me te plota Pfizer lajmeron se ky efektivitet eshte rritur ne 95%.

Ne te dhenat paraprake:

8 te infektuar ne grupin e vaksinuar

86 te infektuar ne grupin e pavaksinuar

Ne te dhenat e perditesuara:

8 te infektuar ne grupin e vaksinuar (pa ndryshim)

152 te infektuar ne grupin e pavaksinuar

Lajmerimi eshte serish ne media!?/CNA.al





Lajmet e fundit nga