Connect with Us

Nga investimi në lokal tek puna në drejtësi/ Pasuria e gjyqtarit që u kërcënua në seancë

Vetingu

Nga investimi në lokal tek puna në drejtësi/ Pasuria e gjyqtarit që u kërcënua në seancë

Publikuar

-

Nga investimi në lokal tek puna në drejtësi/ Pasuria e gjyqtarit që u kërcënua në seancë

Një vit më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimet-Vetting për gjyqtarin e Korçës, Arben Lera.

Ky i fundit, të gjithë karrierën e ka të përqëndruar në qytetin e Korçës.
Para se të bëhej gjyqtar, sipas formularit të vetëdeklarimit, Lera rezulton të ketë punuar në emigracion në Greqi përgjatë viteve 1991-1992.

Emri i gjyqtarit Arben Lera, është lakuar në Qershor të këtij viti, kur u kërcënua dhe u kanos në sallën e gjyqit gjatë një seance me objekt lëshimin e urdhërit të mbrojtjes ndaj një shtetaseje nga Erseka.

Ndër të tjera, gjyqtari Lera ka gjykuar çështjen e kërcënimit e kreut të Burgjeve Agim Ismaili.

Sa i përket pasurisë, subjekti Arben Lera rezulton se të ardhurat e tij burojnë nga dy paga, nga gjykata dhe nga universiteti i Korçës.

Në vitin 2008 ai deklaron se ka investuar 500 000 lekë në lokalin e ndërtuar në truallin e regjistruar në emër të të vëllait. Kontributi i subjektit deklarues në këtë lokal, deri në vitin 2008 ka qenë në vlerën 12 000 000 lekë.

Sipas të njëjtit deklarim, këtë shumë e ka siguruar nga 10 000 000 lekë që i janë dhuruar nga prindërit, nga 1 000 000 kursime lekë dhe nga 1 000 000 lekë kredi.
Edhe në pesë vitet e ardhshme, investimi që gjyqtari ka bërë në lokal kap shifrën e 2 100 000 lekë. Kjo shumë parash, sipas tij, vjen nga kursimet e punës siu gjyqtar.

Më poshtë po sjellim formularët e deklarimit të pasurisë së subjektit Arben Lera, depozituar në ILDKPKI.
Viti 2003
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 64 812 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin e Korçës, 51 943 lekë.

Viti 2004
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 75 000 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin e Korçës, 36 000 lekë.

Viti 2005
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 774 888 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin e Korçës, 45 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 102 012 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin e Korçës, 50 000 lekë.

Viti 2007
Gjendje kesh 600 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 880 859 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin e Korçës, 50 000 lekë.

Viti 2008
Pakësuar 500 000 lekë nga gjendja kesh. Kjo shumë është investuar në lokalin e ndërtuar në truallin e regjistruar në emër të vëllait të subjektit deklarues. Kontributi i subjektit deklarues në këtë lokal është 12 000 000 lekë. 10 000 000 lekë i janë dhuruar nga prindërit subjektit deklarues, 1 000 000 kursime lekë dhe 1 000 000 lekë kredi.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 807 940 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin e Korçës, 50 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shyer 957 578 lekë.

Viti 2009
Kursime, 400 000 lekë, investuar në lokal.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 1 230 484 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin e Korçës, 50 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shyer 909 604 lekë.

LEXO EDHE:  “Heton” aftësitë profesionale të kolegëve/ Prokurorja me furrë buke dhe shtëpi dhuratë

Viti 2010
Kursime, 400 000 lekë, investuar në lokal.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 962 898 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin e Korçës, 50 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shyer 820 333 lekë.

Viti 2011
Kursime, 500 000 lekë, investuar në lokal.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 1 052 692lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin e Korçës, 100 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shyer 707 310 81 lekë.

Viti 2012
Kursime, 400 000 lekë, investuar në lokal.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 1 025 988 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin e Korçës, 58 200 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shyer 594 447 49 lekë.

Viti 2013
Kursime, 400 000 lekë, investuar në lokal.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 1 166 513 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin e Korçës, 54 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shyer 432 738 21 lekë.

Viti 2014
Kursime 500 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 1 454 310 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shyer 234 037 18 lekë.
Bashkëjetuesja, bashkëpronare në një ap banimi, me sip 50 m2, përfituar si trashëgimi nga babai.
Bashkëjetuesja, pronare e një Benzi Mercedez me vlerë 5 000 euro.
Kursime të bashkëjetueses, 1 000 000 lekë.
Bashkëjetuesja si administratore në një lokal, ku balanci është -293 028 lekë.

Viti 2015
Kursime 500 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 1 293 735 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shyer 20 208 73 lekë.
Bashkëjetuesja si administratore në një lokal, ku balanci është 297 455 lekë.

Viti 2016
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 1 298 770 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shyer 20 208 73 lekë.
Bashkëjetuesja, automjet Benz Mercedez C 240 me vlerë, 2 800 euro dhe doganë, 91 800 lekë.
Bashkëjetuesja si administratore në një lokal, ku balanci është 493 861 lekë.
Bashkëjetuesja , të ardhura nga shitja e banesës në bashkëpronësi, 350 000 lekë.
Bashkëjetuesja, të ardhura nga shitja e automjetit, 400 000 lekë.
Hua e marrë nga bashkëjetuesja 220 000 lekë. Pa shlyer 136 200 lekë.

Viti 2017
Kursime, 300 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 1 373 627 lekë.
Kursime të bashkëjetueses, 200 000 lekë.
Bashkëjetuesja si administratore në një lokal, ku fitimi është 343 750 lekë.
Hua e marrë nga bashkëjetuesja 220 000 lekë. Pa shlyer 51 500 lekë.

Viti 2018
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Korçë, 1 303 679 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Pa shyer 20 208 73 lekë.
Kursime të bashkëjetueses, 200 000 lekë.
Bashkëjetuesja si administratore në një lokal, ku balanci është 415 783 lekë.
Hua e marrë nga bashkëjetuesja 200 000 lekë. Shlyer./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  Vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Nuk jam thirrur asnjëherë në gjykatë apo Prokurori

LEXO EDHE:  CNA e zbuloi/ Basha e pranon: Dokumenti i shkarkimit të Kadisë është fals

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  CNA e zbuloi/ Basha e pranon: Dokumenti i shkarkimit të Kadisë është fals

LEXO EDHE:  “Heton” aftësitë profesionale të kolegëve/ Prokurorja me furrë buke dhe shtëpi dhuratë

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  CNA e zbuloi/ Basha e pranon: Dokumenti i shkarkimit të Kadisë është fals

LEXO EDHE:  Gënjeshtrat e mohuesve/ Ja sa është numri real i asimptomatikëve me Covid-19

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE