Nga Mero Baze/ Katër vila në një thes me gënjeshtra
Lulzim Basha ka një diferencë të madhe me Ilir Metën, sa i t...
Në vitin 1987 më ra rasti të shkoj në Bullgari me poetin tonë të madh e të paharruar Fatos Arapaj në një takim shkrimtarësh ballkanikë. Fatosi kishte studiuar atje dhe Tanjën që e kishte dashur nuk e kishte fshehur asnjëherë edhe pas prishjes së marrëdhënieve. Emrin e saj e përmedte shpesh në poezi: Dashuritë me emrin Tanja, tragjeditë me emrin Tanja.
Bullgarët na pritën aq mirë sa na quajtën dallëndyshet e para, se pas shumë vitesh shkonin për herë të parë shkrimtarë shqiptarë atje. Pas drekave e darkave që vazhdonin me orën e shikoja Fatosin që nxirte nga çanta e vogël ku mbante dhe djetën tonë mjerane prej pesë dollarësh në ditë, një copë letër dhe telefononte nga telefonat e rrugës. Pas dy ditësh e pyes: A e ke takuar Tanjën? Jo, më thotë, ku ta takoj? E marr në telefon s?më del njeri në shtëpi.
Edhe pas dyzet e ca vjetësh, ai ruante ende numrin e saj në telefon. A e mban mend shtëpinë e pyeta. Si jo, tha. Hajde shkojmë bashkë, i thashë. Jo, se të marr në qafë dhe ty. O Fatos,i thashë, pse beson njeri se ke ardhur në Sofie dhe nuk e ke takuar Tanjën kur ti emrin e saj e ke në shumë poezi? Pastaj nuk është fare njerëzore të mos ta takosh.
U ngjitëm në katin e dytë të një shtëpie dykatshe. Ziles i rashë unë. Doli një plakë me të zeza si plakat tona të jugut. Fytyra ime nuk i thoshte gjë. Kur pa Fatosin prapa meje, “oh Fatosi” klithi dhe iu hodh në qafë. Hajdeni brenda, tha. Kundër dëshirës sime, Fatosi nuk pranoi. Mirë tha,Tanja është në punë, vjen pas një ore. Do ti them të vijë tek hoteli ku rrini.
Pas një ore Tanja erdhi. E bukur, shtatgjatë, bjonde, sykaltër. Pas ndarjes me Fatosin, ajo kishte pasur një tragjedi më të madhe. Ishte martuar, divorcuar, ish-burri punonte në ambasadën bullgare në Budapest dhe vinte çdo verë merrte djalin katërmbëdhjetë vjeçar e mbante disa ditë në Budapest. Në një aksident automobilistik djali vdes.Tragjedia e Tanjës ishte e shumëfishtë. Nuk rri më dot në këtë vend, më tha, do iki në Kanada.
Dhe vërtetë më ra rasti të shkoja pas ca kohe në Sofie,e kërkova dhe më thanë që kishte ikur në Kanada.
Ditën e fundit që ikëm nga Sofia dolëm të blinim ndonjë gjë për të afërmit. Unë doja të blija një palë çizme për gruan time të ndjerë, që atëherë nuk gjendeshin në Tiranë.
Tanja këmbënguli të mi dhuronte. Natyrisht që nuk pranova. Rrugës duke u kthyer në hotel i thashë Tanjas: Sot u munduam si Krishti. Pse, më tha. Se u munduam për të tjerët. Në mes të bulevardit të Sofjes ajo më hodhi duart në qafë dhe më puthi. Ktheva syte nga Fatosi dhe e pashë që po qeshte me të madhe. Dhe me vjen mirë ta kujtoj kështu, sepse gjithë jetën e kam parë veç me sytë që i lotonin.
Lulzim Basha ka një diferencë të madhe me Ilir Metën, sa i t...
Qeveria paguan naftetareve pagen per 1 vit, por kompanive qe...
Po ti e rrëmbeve gurin, po e gjuan këtë grua? Akoma jo, çfar...
Nëse media nuk raporton vetëvrasjet a ulet numri i tyre? E s...
Dita e parë. Erdhi rëndë rëndë në atë detyrë. E kishte sjell...
Sot ortaku i Rames,Vucic ka kercenuar Kosoven me lufte.Kraha...
Teksa pandemia po hedh pa meshire në kthetrat e varfërisë me...
Parashtrimi juridik qe Zyra e Presidentit i kishte bere kthi...
Janë dy “kapterë” por të ndryshëm! Pse, do pyesin njerëzit d...
1) Njëra nga gratë e grevës në Ballsh, tentoi të presë damar...
Nga Ilir BabaramoNë korrikun e vitit 2013 fituesi i zgjedhje...
Koço Devole ishte aristokrati i fundit i komedisë shqiptare ...
Me mijëra janë shqiptarët që u vranë për një fjalë. Mijëra t...
Nga Flurans IliaE lexova shkrimin e Babaramos për zgjedhjet ...
Shqipëria nuk do ti fillojë bisedimet zyrtare me BE-në, as k...
Këta tifozët e egër të zgjedhjeve amerikane në Shqipëri bëjn...
Sa herë që Shqipëria merr ndonjë çmim ndërkombëtar, zakonish...
Mos prisni një fushatë qytetare, me alternativa, programe ap...
Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...