web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetarja apelon qytetarët/ Kur t’ju kërkojnë të mbani maskën, kujtoni që dhe policët i pret dikush në shtëpi

12 Nëntor 2020, 13:48, Sociale CNA

Gazetarja Anila Hoxha iu bën thirrje qytetarëve që teksa shohin një punonjës policie që i kërkon të vendosin maskën, të mos reagojnë keq ndaj tyre, por të mendojnë se dhe ata i pret dikush në shtëpi.

Hoxha përmend dhe 10 rastet që kanë rezultuar fatale për blutë teksa kanë qenë në krye të detyrës.

?Kur ti shikoni në rrugë ne postblloqet e orës policore, ose kur tju kërkojnë te vendosni maskën. Kujtohuni se edhe ata dikush i pret ne shtëpi. Kujtohuni se: 10 policë kane nderruar jetë deri tani. Prej tyre 9 pòlicë me uniformë dhe 1 agjent civil kanë humbur jetën pasi u infektuan gjatë kryerjes se detyres; 3 pòlicë gjenden ne këto momente ne spitalet còvid; 271 policë janë te kárantinuar aktualisht nga covidi si te infektuar, ? vetem sot janë raportuar nga radhët e policise si te prekur 24 persona?, shkruan Hoxha në postimin e saj në rrjetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga