web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat për çështjen e “Shtëpisë së Verdhë”/ Paralajmëron Basha: Sonte do rrëzoj shpifjet e Ramës

12 Nëntor 2020, 19:37, Politikë CNA

Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ka ngritur një sërë akuzash ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha lidhur me çështjen e ?Shtëpisë së Verdhë?.

Rama pretendon se Basha ka qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për “Shtëpinë e Verdhë”, ndërsa për këto akuza do të përgjigjet mbrëmjen e sotme kreu i opoitës.

Ky i fundit paralajmëron se sonte do të rrëzojë të gjitha shpifjet e kreut të qeverisë në emisionin ?Real Story.

?Sonte do të rrëzoj të gjitha shpifjet e ulëta të Ramës. Jo për veten time por për Kosovën!?, shkruan Basha në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga