web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Besart Kadia zv.ministër i Ramës/ Kulluri: Basha të kërkojë falje publike

11 Nëntor 2020, 18:20, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama emëroi ditën e sotme zëvendës ministër të Ekonomisë dhe Financave ekonomistin Besart Kadia, i cili mbante edhe detyrën e sekretarit për Sipërmarrjen e Lirë dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar në PD.

Për këtë emërim ka reaguar edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri, i cili e sheh si një provë bashkëpunimi mes PS-së dhe PD-së.

Kulluri deklaroi në Report Tv se Basha duhet që të kërkojë falje për njerëzit që ka sjellë në PD, ndërsa pretendon se pas kësaj ngjarje askush nuk mund ta votojë më për kryeministër kryetarin e opozitës.

Pas ngjarjes së 2017 e kam parashikuar. Ky është emërimi i parë i Ramës nga PD në qeverinë e tij. Pas 25 prill do të kemi gjasa që të kemi një qeveri PD-PS. Kjo është prova e disatë që nga djegia e mandateve. Rezultati 7-0 në zgjedhjet e 2017, roli i Bashës në çështjen e pandemisë me planin me 5 pika. Ky është integriteti i njerëzve që Basha ka ngritur partinë e vetë. Njerëzit e Bashës, si të punojnë këshilltarë të tij apo zv/ministra të Ramës është njësoj.

Nga projeksionet e sotme, gjasat janë që PS të fitojë. Basha do të jetë zv/ kryeministër i Ramës. Gjasat janë që mazhoranca mos t’i ketë 71 vota për 25 prill. Ose do të kemi një koalicion mazhorancë-opozitë por pa Bashën kryeministër. Bashën nuk mund ta votojmë kryeministër për shkak të ngjarjeve që po ndodhin tani. Me këtë që ka ndodhur me Kadian, Basha duhet të kërkojë falje publike për ato që shkruan tek Rilindja Demokratike pas kësaj që ndodhi sot. U emërua kukulla e parë e Ramës“, theksoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga