web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sa ishe i gjallë, të hëngrën m**ë”/ Si e kërcënuan me vdekje Koço Devolen, se u tall me Enver Hoxhën

10 Nëntor 2020, 14:21, Aktualitet CNA

Telefilmi i jashtëzakonshëm ?Gjuetia e Fundit?, ku interpretonin aktorët e Varietesë së Tiranës, me në krye Devolën, si Vasillaq Vangjeli, Agim Bajko, Vegi, Xhani, Xhevahir Zeneli, Marjana Kondi, Mehdi Malkaj etj kishte ngjallur shumë zemërata te një shumicë që nuk e besonin që ndërrimi i sistemeve, përmbysja e diktaturës nuk ishte një shaka, kishte ndodhur vërtetë e tanimë askush nuk të ndalonte të thoshe i lirë atë që mendoje. Agim Bajko, në një intervistë për ?Panorma?, foli për kërcënime deri në vdekje për trupën e aktorëve që guxuan të tallen me gurën e ?udhëheqësit të lavdishëm?.

Kërcënimet ishin më të forta, sigurisht për aktorin Vasillaq Vangjeli, që interpretonte rolin e Enver Hoxhës dhe Koço Devoles, që luante rolin e Sillos, që në fakt ishte portretizimi humoristik i ish-kryerojës së diktatorit, Sulo Gradeci. Ky rrëm i Bajkos u vijua nga një publikim i studiuesit, Kastriot Dervishi, që vërteton sa më sipër. Bëhet fjalë për një kartolinë drejtuar Koço Devoles, pranë Estradës, Tiranë. Në ato pak radhë të kartolinës është vjellë një vrer i vërtetë. Devoles i vishen gjithfarë epitetesh të ulëta e në fund mbyllet me një kërcënim me jetë.

?Veçantia e enveristëve dhe të indoktrinuarve është se preken sa herë publikohen krime të regjimit të Enver Hoxhës në masën sikur t?i kishin kryer vetë ato. Edhe kur u shfaq telekomedia ?Gjuetia e fundit? me protagonistë kryesorë aktorët e mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, kategoria injorante enveriste dhe persekutorët u ndjenë keq dhe lluan kërcënimet. Forma më e njohur e kohës ishin letrat anonime, të barabarta me prolet false që hasim sot në blogje apo rrjete sociale.

Letra kundër Koço Devoles i takon datës 6.1.1993. Pasi cilësohej ?hipokrit?, ?dallkauk?, ?maskara i pacipë?, kërcënuesi që pa dashje paraqitet me emër fals e pseudonim, pra, edhe ?Th. Laboviti? dhe ?Merimanga?, shkruan: ?Ju dërgoj këngën të quajtur Gjirokastër, shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishte gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s?ua mbante suma, të hash mjutin, beleget atje ku ka rënë. V.O: Je i dënuar me vdekje. Merimanga?.

Në vitin 1997, kur profilet false morën pushtetin, hakmarrjen ja zbrazën Koço Devoles, duke e hequr nga puna nga Televizionit Shqiptar ?si i paaftë?. Janë këto prole, gjoja në emër të artit që shfaqin pa fund lma propagandistikë pro diktaturës komuniste?, shkruan Dervishi. Në një rrëm për ?Panoramën?, aktori i humorit Agim Bajko tregon si lindi telelmi ?Gjuetia e fundit? dhe kërcënimet ndaj aktorëve ?Gjuetia e fundit? është një perlë e humorit shqiptar, që ne e kemi realizuar në një kohë të vështirë.

Ishte viti 1992 dhe duhet thënë që nuk ka qenë e thjeshtë. Në fillim ne e përgatitëm për në skenë. Ishte një pjesë prej 10 minutash, të cilën ai e pasuroi dhe e shndërroi në një telelm, edhe në bashkëpunim me Pali Kuken. Por nuk mund të thuash se e kaluam pa problem. Kemi marrë kërcënime deri edhe me vdekje, nga njerëz me një mentalitet të bunkerizuar.

Sidomos Vasillaq Vangjeli, që luante rolin e udhëheqësit, ka pasur një presion të jashtëzakonshëm e po kështu edhe Koço, që luante Sillon. Një herë u ndodhi që gjatë një darke miqësore, hyjnë brenda në dhomë njerëz të maskuar me automatikë me plumba manovre, që shtinin në ajër. Ishte një shaka nga ana e organizatorëve të darkës, por tmerri kishte qenë aq i madh, saqë qe e pamundur të vijonin darkën? Frika ishte aq e pranishme saqë edhe një shaka përjetohej si e vërtetë.





Lajmet e fundit nga