web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merret vendimi përfundimtar, ja çfarë do të ndodhë me ndeshjen Juventus-Napoli

10 Nëntor 2020, 17:20, Sport CNA

Tashmë marrin fund dilemat, Juventusit i jepet fitorja 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Napolin. Gjykata Sportive i kishte dhënë humbjen në tavolinë Napolit ndaj Juventusit, për shkak se nuk u paraqit të zhvillonte ndeshjen ndaj Juventusit më 4 tetor.

Shkak për këtë mungesë në ndeshje sipas Napolit, u bënë autoritetet shëndetësore që nuk lejuan skuadrën e Gatuzos të udhëtonte drejt Torinos, për shkak se në ekip kishin rezultuar 2 lojtarë me Koronavirus.

Gjykata Sportive i dha fitoren në tavolinë Juventusit, por Napoli e apeloi çështjen në Gjykatën e Apelit, ku kërkonte që ndeshja të luhej më vonë. Këta të fundit kanë dalë me një njoftim së fundmi, ku është konfirmuar vendimi i marrë nga Gjykata Sportive, për t?i dhënë fitoren në tavolinë Juventusit.





Lajmet e fundit nga