web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I shënoi Laçit në fundin e ndeshjes, Plaku: Të bëjmë diçka të bukur këtu te Kastrioti

10 Nëntor 2020, 14:23, Sport CNA

U fut në fushë në minutën e 82-të dhe ishte një shpresë e madhe në sulmin e Kastriotit në fundin e ndeshjes me Laçin. Sebino Plaku u bë hero për krutanët në ndeshjen e tij të parë për këtë sezon, ku arriti të barazonte rezultatin me një gol me shumë klas. Topi i gjatë në zonë i Husein u kontrollua në mënyrë perfekte nga 35-vjeçari, i cili mes mbrojtësve Ignjatoviç dhe Obanor shënoi mjaft bukur.

Për sulmuesin është hera e dytë që luan me fanellën e Kastriotit, ndërsa në një intervistë ekskluzive për ?Panorama Sport?, foli për pritshmëritë që ka nga ky sezon, ambientin që pa gjetur te Kastriotit, por jo vetëm.

A ishte kjo ?kartolina? e rikthimit në Superiore për ju personalisht, si dhe për Kastriotin?
Kështu do doja ta quaja dhe unë, ngjan si e tillë, pasi nga ndeshja e fundit që erdhi me Laçin ishte momenti më i mirë. Largimi prej një viti dhe rikthimi po prapë ndeshje me Laçin, një koincidencë shumë e bukur që përfundoi në këtë mënyrë.

Me 10 lojtarë merrni pikë të çmuar, ju jeni një ekspert i kampionatit. Deri ku mund të shkojë Kastrioti me këtë kontigjent?
Të them të drejtën kemi entuziazëm, një ekip që ka entuziazëm, do të jetë problem për çdo ekip. Në qoftë se ne ruajmë këtë lloj entuziazmi, ndoshta dhe grupin ta kemi akoma më të fortë. Mendoj se e kam kaluar një eksperiencë të tillë, edhe ekipi me organikë si puna jonë apo një ekip që vjen nga kategoria më poshtë mund të bëjë shumë mirë në Superiore, vetëm në qoftë se do të ketë këtë komponent deçiziv që është pjesa e grupit.

Nuk jeni më i ri në moshë, si ndihet Plaku në një skuadër që ka shumë të rinj?
Të them të drejtën, tashmë po krijoj dhe unë eksperiencat e mia. Që ditën e parë që kam ardhur këtu kam thënë se do mundohem edhe unë të jap kontributin tim. Dua t?i japë një dorë te kjo pjesë, qoftë me eksperiencën që kam kaluar dhe ta shprehim këtë entuziazëm që kanë lojtarët e ri. Pse jo, të bëjmë diçka të bukur dhe të gjatë këtu te Kastrioti.

Vetëm 10 minuta ju mjaftuan për të shënuar golin e parë, keni në mendje një numër golash që mund të realizoni deri në fund?
Më mjafton ky gol si fillim, të më japi entuziazmin e duhur apo për të nisur punën nga fillimi te Kastrioti. Megjithatë, mendoj se do të shënojmë dhe gola të tjerë në vazhdim.





Lajmet e fundit nga